E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjashtëmbëdhjetë vjeçari Iliç Rivas nga Venezuela, të cilin kritika e quan "mrekullia botëtore e dirigjientit fëmijë", sonte në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do ta udhëheqë Orkestrin rinor të "KulturOp"-it në kuadër të festivalit Vera e Shkupit.
Mrekullia botërore e dirigjentit Iliç Rivas në Verën e Shkupit










Gjashtëmbëdhjetë vjeçari Iliç Rivas nga Venezuela, të cilin kritika e quan "mrekullia botëtore e dirigjientit fëmijë", sonte në Operën dhe Baletin e Maqedonisë do ta udhëheqë Orkestrin rinor të "KulturOp"-it në kuadër të festivalit Vera e Shkupit.

Në program ka vepra të Verdit, Çajkovskit dhe të Mendelsonit, kurse si solist do të shfaqet violinisti Kliment Todorovski.

Rivas në Maqedoni merr pjesë në thirrje të Simon Tërpçevskit i cili në konferencë për shtyp për rastin tha se është i imperesionuar nga miku i tij i ri, prej marrëdhënies së tij, siç tha natyrore, normale, spontane dhe të dimensionit njerëzor shumë të rëndësishme në muzikë.

"Pres që ky të jetë koncert i shkëlqyeshëm. Ndjehem i mirëseardhur dhe të përshtatëshëm më duken muzicientët", tha Rivas. Aftësitë e muzikës ai i ka trashiguar nga babai i tij Alehandro Rivas, drejtor aktual i muzikës në orkestrin simfonik Metro Stejt në Denver", i cili në konferencë për shtyp tha se djali i tij dirigjon prej moshës gjashtë vjeçare.

Prej moshës katër vjeçare Rivasi e ka shoqëruar babain e tij në koncerte, është interesuar për instrumente dhe me orë të tëra ka dëgjuar simfoni. "Talentin e jashtzakonshëm të tij e kam zbuluar shumë herët dhe fillova ta mësojë, që ka rezultuar me përparim të madh dhe të shpejtë, i cili më shumë ka të bëjë me interesimin e tij, forca lëvizëse e talentit të tij", tha Alehandro Rivas.

Iliç Rivas, dirigjenti më me perspektivë botërore, do të fillojë studime dyvjeçare në konzervatoriumin Pibodi në Baltimor, nën patronazhin e dirigjentes së njohur botërore Marin Alsosl dhe Orkestrit të simfonisë së Baltimorit.

Me mentorin e famshëm Vlladimir Juroski, gjatë kësaj vere Rivas bën përsosshmërinë e dirigjimit të operas në Glajndeburn, kurse mbikqyrje të legjendarit Kurt Mazur do të fillojë dirigjimi në kuadër të festivalit të orkestrit Verbie. Në muajin gusht vijon debi i madh profesional me Orkestrin e Simfonisë në Atlanta.

Koncerti i Iliç Rivas dhe i pijanistit nga Maqedonia Tërpçevski, i cili u mbajt dje në mbrëmje në OBM, janë pjesë e jubileut treditor të Verës së Shkupit dhe i organizojnë Drejtori të kulturës dhe artit dhe shoqatës "KulturOp", në bashkëpunim me agjencinë londineze të koncertit IGM-Artists dhe me përkrahje të Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

Publikuar: 29.06.2009 | 15:04
Lexuar: 1864 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime