E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një fotograf profesionist, i ndodhur në vendngjarje për të fotografuar natyrën, u befasua kur pa dy njerëz në buzë greminës dhe i shkrepi atyre disa fotografi, të cilat bënë xhiron e botës në mediat ndërkombëtare.
Piknik në buzë të greminës





Një çift australian i dha shumë adrenalinë një pikniku të zakonshëm, duke e zhvendosur atë në buzën e një gremine prej qindra metrash të lartë.

Të rinjtë u afruan duke u zvarritur deri në buzë të shkëmbit, për të shijuar atje sanduiçët që kishin marrë, përballë një prej pamjeve më të mrekullueshme, por njëkohësisht edhe më të rrezikshme në botë.

Një fotograf profesionist, i ndodhur në vendngjarje për të fotografuar natyrën, u befasua kur pa dy njerëz në buzë greminës dhe i shkrepi atyre disa fotografi, të cilat bënë xhiron e botës në mediat ndërkombëtare.

Identiteti i çiftit mbetet i panjohur. Ata u panë duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer një puthje, përpara se të riktheheshin në sipërfaqe të sigurt përsëri duke u zvarritur tokazi.

Pa e kuptuar, të rinjtë realizuan një arritje me të vërtetë të pabesueshme, duke qëndruar për minuta të tëra buzë shkëmbit, ku parashutistë që janë hedhur e kanë patur të vështirë të qëndrojnë në këmbë qoftë disa sekonda të vetme, për shkak se vendi është shumë i ekspozuar nga erëra shumë të forta.

Publikuar: 24.10.2011 | 19:13
Lexuar: 1274 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime