E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë solemnitet morrën pjesë edhe kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Kik-Boksit, Enio Falsoni si dhe kryetarja e Federatës së Kik-Boksit të Maqedonisë, Aleksandra Nikollovska. Gjithashtu në këtë solemnitet i pranishëm ishte edhe kryeministri Nikolla Gruevski
Filloi në Shkup Kampionati Botëror në Kik Boks









Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Llazar Popovski sot edhe zyrtarisht në palestrën sportive “Boris Trajkovski” shpalli të hapur kampionatin e 18-të botëror në kik-boks i cili do të zgjatë deri më datë 29 tetor.

Në këtë solemnitet morrën pjesë edhe kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Kik-Boksit, Enio Falsoni si dhe kryetarja e Federatës së Kik-Boksit të Maqedonisë, Aleksandra Nikollovska. Gjithashtu në këtë solemnitet i pranishëm ishte edhe kryeministri Nikolla Gruevski.

Edhe pse garat kualifikuese kanë nisur prej ditës së martë, sot drejtori i Agjensionit për Rini dhe Sport, Llazar Popovski edhe zyrtarisht shpalli të hapur kampionatin e 18-të botëror në Kik-boks që deri më datë 29 tetor do të zhvillohet në Shkup.

Numri i madh i garuesve bëri që organizatorët të nisin kualifikimet një ditë më herët se që kishin planifikuar. Dita e e parë e kualifikimeve ishte e pa fat për garuesit e Maqedonisë, pasi që në raundin e parë u eliminuan Samiu, Naumovski, Groshev, Najdovski dhe Mitrovski.
Filloi në Shkup Kampionati Botëror në Kik Boks

Megjithatë dita e sotme ishte për një nuansë më pozitive për garuesit e Maqedonisë, pasi pas humbjeve të Ademit dhe Trajkovskit, gëzimin e parë e solli Georgiev i cili me rezultat 3:0 mundi garuesin nga Modavia, Sergej. Pak më vonë Ivanovski fitoi 2:1 përballë sllovakut Garoj, ndërsa Varga me të njëtin rezultat mundi francezin Gaet. Kualifikim në raundin e ardhshëm siguroi edhe Manojllovski i cili mundi garuesin nga Kazakistani, Dushembiev, njëjtë si Lukac i cili me rezultat 3:0 shkatëroi kroatin Zezelj.

Ndërkohë më herët që në raundin e parë disfata pësuan edhe Srbinovski, Jonuzi, Kajmakovski, Stojanovski dhe Tairovski. Maqedonia në këtë botëror po merr pjesë me 25 garues, ndërkohë kombëtarja me më shumë garues, gjithsej 62-të është ajo e Rusisë. Kampionati Botëror për herë të parë po zhvillohet në Maqedoni, ndërsa në të marrin pjesë rreth 820 garues nga 55 vende të ndryshme të botës.

“Vitin 2006 Maqedonia ishte nikoqire e Kampionatit Evropian në Kik Boks. Tani në vitin 2011-të sërish jemi organizator, kësaj radhe nikoqir të mysafirëve nga 5 kontinentet e Botës. Të gjithëve ju dëshiroj qëndrim të këndshëm në Maqedoni, dhe të ktheheni në vendet e juaja me shumë, shumë medalje.

Ju falëmenderit që erdhët në vendin tonë mikpritës, Maqedoninë” –tha me rastin e hapjes, kryetarja e Federatës së Kik-Boksit të Maqedonisë, Aleksandra Nikollovska.

Kualifikimet do të vazhdojnë edhe ditën e ejnte, ndërsa të premten pason faza më interesante e botërorit, ajo e përballjeve gjysmëfinale, para ditës së shtunë kur në program do të jenë sfidat finale.
Besnik Shabani
Filloi në Shkup Kampionati Botëror në Kik Boks

Publikuar: 26.10.2011 | 22:54
Lexuar: 1579 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime