E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fëmijët e maskuar në shumë maska si: Borëbardha me shtatë xhuxhat , Kësulkuqja, Princeza, Spajdermena, Shtriga, Princa, e Pjetër Pana defiluan përpara objektit të kolegjit Willson duke performuar lloj lloj koreografi, përpos nxënësve të maskuar ishin me maska edhe mësimdhënësit.
Festohet dita e shtrigrave në Kolegjin Amerikan Wilson









Në oborrin e Kolegjit Amerikan Wilson në Tetovë sot u festua dita e Shtrigave e njohur me termin internacional “Halloween”. Ky manifestim u organizua për herë të parë në këtë kolegj.

Të pranishëm në këtë evenimet përpos nxënësve dhe mësimdhënësve të këtij kolegji ishin dhe prindërit e nxënësve.

Fëmijët e maskuar në shumë maska si: Borëbardha me shtatë xhuxhat , Kësulkuqja, Princeza, Spajdermena, Shtriga, Princa, e Pjetër Pana defiluan përpara objektit të kolegjit Willson duke performuar lloj lloj koreografi, përpos nxënësve të maskuar ishin me maska edhe mësimdhënësit.

Hapjen e këtij manifestimi e bëri Drejtoresha e Kolegjit Amerikan ,Elita Masha e cila ishte maskuar dhe vete me maskë të princezës, ku i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe stafin e kolegjit duke i falemderuar mësimdhënësit dhe nxënësit për gadishmërinë dhe vullnetin që kishin për të organizuar një manifestim të tillë.

Elita Masha për web portalin Editorial theksoi se ky manifestim organizohet për herë të parë në kolegjin Amerikan Wilson dhe se që nga ky vit do të organizohet çdo vit tradicionalisht. Nxënësit sot janë të maskuar në maska të ndryshme dhe se po në këtë ditë fëmijët maskohen për ti emituar idhujt e tyre nga bota e përallave dhe filmave vizatimorë deklaroi Masha.

Ajo falenderoi nxënësit të cilët ishin të gatshëm të organizohen për një periudhë të shkurtër në këtë eveniment.

Mazllam Mazllami profesor në kolegjin Amerikan u shpreh se “Nxënësit nuk kishin kohë të mjaftueshme që brenda dy javësh të përgaditeshin rreth kostumeve dhe koreografisë. Ai shtoi se nxënësit në fillim nuk kishin njohuri të mjaftueshme se për cfarë feste bëhet fjalë por se me ndihmën e mësimdhënsve nxënësit arritën ta kuptojnë”.

Ermira Braimi dhe Jon Ismaili nxënës të këtij kolegji të cilët ishin të veshur si princ dhe princezë thanë se arsimtari i aktrimit Burhan Amiti u ka propozuar për veshjen e tyre dhe se janë të kënaqur në këtë eveniment. Ndërsa fituesit e këtij manifestimi u shpallën të gjithë nxënësit./Editorial/

Publikuar: 01.11.2011 | 08:16
Lexuar: 3236 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime