E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Legjenda e muzikës dhe filmit botëror, shansonieri i famshëm francez Sharl Aznavur prej sot do të qëndrojnë për vizitë disaditëshe në Maqedoni. Vizita realizohet me ftesë të ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.
Shansonjeri i famshëm Aznavur në Maqedoni












Legjenda e muzikës dhe filmit botëror, shansonieri i famshëm francez Sharl Aznavur prej sot do të qëndrojnë për vizitë disaditëshe në Maqedoni. Vizita realizohet me ftesë të ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Aznavur pasdite do të pritet nga kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa në takim, siç informoi pres-shërbimi qeveritar, do të marrë pjesë edhe ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe ambasadori i Republikës së Francës në Maqedoni, Bernard Valero.

Pas arritjes, artisti francez do të jetë mysafir i "Birrarisë" Shkup, ku do t'i dorëzohet birra jubilare. Rasti është se edhe Aznavur edhe brendi "Skopsko" shënojnë 85 vjetorin.

Në suaza të vizitës, sonte në Kinotekën e Maqedonisë shansonieri francez do të shpallet profesor nderi (doctor honoris causa) në Universitetin e Artit audiovizuel ESRA Paris - Shkup - Nju-Jork.

Në solemnitet do të promovohet edhe botimi ekskluziv i këngëve të tij "Antologjia intime". Deri tani ato janë përkthyer në një numër të madh të gjuhëve botërore, ndërsa tek ne për herë të parë janë kënduar edhe nga Margarita Terezijan - Malenkova dhe Liljana Kotevska - Plevnesh.

Ligjeratë për krijimtarinë e Aznavurit do të mbajë rektori Universitetit Jordan Plevnesh, ndërsa në pjesën muzikore do të marrin pjesë Zoran Xhorlev dhe grupi "Foltin".

Sharl Aznavur pasnesër në Teatrin antik në Ohër do ta përmbyllë festivalin e dytë të filmit francez, ku do t'i ndahet çmimi "Maska e artë" për vepër jetësore.

Publikuar: 02.07.2009 | 21:04
Lexuar: 1569 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime