E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjykata e lartë rrëzon të vetmen provë që mban në këmbë akuzën për korrupsion ndaj ish-zv.kryeministri Ilir Meta. Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për riekspertim të video përgjimit nga ekspertë të huaj duke pranuar ekspertizën e tre ekpertëve shqiptarë. Këta të fundit në ekspërtizën e tyre kanë rrëzuar atë amerikane duke treguar se videoja Meta-Prifti e gjetur në laptop nuk është origjinale dhe se në audion e saj ka pasur ndërhyrje. Madje në ekpertizën e tyre tre ekspertët kanë shpjeguar se videoja Meta-
Video-përgjimi Meta-Prifti , gjykata rrëzon prokurorinë për riekspertim








Gjykata e lartë rrëzon të vetmen provë që mban në këmbë akuzën për korrupsion ndaj ish-zv.kryeministri Ilir Meta. Kolegji Penal ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për riekspertim të video përgjimit nga ekspertë të huaj duke pranuar ekspertizën e tre ekpertëve shqiptarë. Këta të fundit në ekspërtizën e tyre kanë rrëzuar atë amerikane duke treguar se videoja Meta-Prifti e gjetur në laptop nuk është origjinale dhe se në audion e saj ka pasur ndërhyrje. Madje në ekpertizën e tyre tre ekspertët kanë shpjeguar se videoja Meta-

Prifti nuk është regjistruar nga ora ashtu siç prentedohej nga akuza. Madje në seancën e ditës së hënë ata i janë pëgjigjur edhe pyetjeve të prokurorisë dhe avokatëve duke qëndruar sërisht në mendimin fillestar se në audion Meta -Prifti ka pasur ndërhyrje dhe se në kamerën e orës ku dyshohej se ishte regjistruar biseda ka pasur ndëhyrje duke futur imazhe të tjera. Madje ata kanë pohuar se në laptopin ku kanë ka qenë një folder me emrin Dritan Prifti është ndërhyrë për herë të fundit në datën 11 shkurt 2011, kur ai ka qenë i sekuestruar në prokurori.

Por akuza nga ana tjetër në konkluzionet e saj ka treguar se ekspertët kanë dështuar në ekspertizën e tyre pasi nuk e kanë provuar atë shkencërisht si dhe i ka kërkuar gjykatës riekspertim të videos nga ekspertë të huaj. I menjëherëshëm ka qenë reagimi i avokatëve të Metës, Gezim Veleshnja e Petrit Serjani se ekspertët kanë përdorur të njëjtën metodë si eksperti amerikan duke i kërkuar prokurorisë rrëzimin e akuzës ndaj Ilir Metës. Ndërkohë ekspertët nga ana e tyre kanë pohuar para kolegjit penal të gjykatës së mundësia për të gabuar në ekspertizën e tyre është zero.

Pas kësaj gjykata ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë dhe ka pranuar si provë në gjyq ekspertizën shqiptare. Ndërsa në datë 21 nëntor priten katër dëshmi, ku me kryesorja do të jetë ajo e Dritan Priftit.

Publikuar: 14.11.2011 | 19:38
Lexuar: 1209 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime