E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

CIVIL-i është bartës i projektit ROK SHKOLLA PËR PAQE DHE MIQËSI, që fillon nesër, e martë, 7 korrik, në Strugë, pas përgatitjeve 2 mujore. Projekti ka për qëllim të përmirësoj gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe të promovoj paqen, tolerancën dhe miqësinë në mënyrë të duhur dhe konkrete, të afërt për gjeneratat e reja.
Rok shkolla për paqe dhe miqësi













CIVIL-i është bartës i projektit ROK SHKOLLA PËR PAQE DHE MIQËSI, që fillon nesër, e martë, 7 korrik, në Strugë, pas përgatitjeve 2 mujore. Shkolla në të cilën do të marrin pjesë nxënës dhe nxënëse të shkollave të mesme të qytetit paraqet një proces dinamik edukativ në kuadër të të cilit do të formohen së paku dy rok grupe muzikore. Fundin e Shkollës do ta shënoj një rok koncert në sheshin e Struës, më 16 korrik (e enjte) me fillim në ora 21. Projektin e financojnë Ambasada e Mretërisë së Norvegjisë dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, ndërsa projektin e mbështet edhe Kryetari i Komunës së Strugës, z.Ramiz Merko.

Projekti ka për qëllim të përmirësoj gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe të promovoj paqen, tolerancën dhe miqësinë në mënyrë të duhur dhe konkrete, të afërt për gjeneratat e reja.

Mësimin do ta zhvillojnë emra me përvojë në fushën e muzikës dhe pedagog të cilët do t’ua përcjellin pjesëmarrësve të rinj përvojën nga më shumë sfera në krijimin e muzikës rok, formimit dhe menaxhimit me bendin, organizimin e manifestimeve publike, por edhe për dimensionin shoqëror të muzikës rok në proceset e përforcimit të paqes dhe promovimit të vlerave demokratike dhe humane.
Në bazën e këtij projekti CIVIL-i inkorporon energjinë dhë pjesëmarrjen shoqërore globale të muzikës rok. Lidhur me këtë z.Xhabir Deralla, Kryetari i CIVIL-it shprehet:

„Muzika rok transcedon të gjithë kufijtë që mund të paramendohen. Barierat etnike, religjioze, sociale, gjuhësore zhduken para muzikës rok. Rock ’n’ Roll-i, është mënyra më e mirë për të treguaj një rrëfim, për të shprehur ndjenjat, për të përcjellur mesazhin. Atje ku politikanët bëjnë negociata pa fund, implementojnë masa dhe vlera të rrejshme, por nuk arrijnë të zgjidhin problemet, muzika rok me kreativitetin dhe sinqeritetin e saj me voltazh të lartë arrin të manifestojë që paqja dhe miqësia mes njerëzve janë të mundshme dhe mund të arriten me sinqeritet, njerëzi dhe tolerancë. “

Metodologjia e ekipit të projektit të CIVIL-it është verifikuar në përvojën pozitive njëdekadëshe të shoqatës dhe është ndërtuar me punë të vështirë në terren dhe në bashkëpunim me profesionistë të jashtëzakonshëm dhe veprimtarë të avancuar nga Evropa dhe bota, mes të cilëve janë përfaqësuesit më të lartë të “Muzikantëve pa kufij” dhe “Rok Akademisë” nga Hollanda.

Punëtoritë do të jenë të mbyllura për opinionin për të siguruar kushte maksimale për punë kreative të pjesëmarrësve të rinj dhe ligjëruesve të tyre. Përjashtim do të jetë një provë muzikore para përfundimit të shkollës, para koncerit, që do të jetë e hapur për gazetarët dhe opinionin.

„Projekti më i ri i CIVIL-it, ROK SHKOLLA PËR PAQE DHE MIQËSI është komponentë e projektit afatgjatë të CIVIL-it për shoqëri të lirë – shkollë e lirë për shoqëri të lirë që do të inkorporojë një sërë departamente muzikore për edukim dhe promovim në fushën e të drejtave të njeriut, paqes dhe tolerancës dhe kontrollit të armëve, përkatësisht tejkalimit të kulturës së pistoletës. “ – paralajmëroi z.Deralla..

Publikuar: 07.07.2009 | 01:55
Lexuar: 2471 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime