E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Po, përfundimisht ëndërr e imja është që të bëj atë që kishte bërë Maradona me Napolin. Dëshiroj të veproj njëjtë me Manchester Cityn, por unë nuk dua të flas për aspektin individual, e rëndësishme është që City të ketë suksese”, theksoi Aguero në konferencë për shtyp.
Aguero dëshiron të bëhet Maradona i Cityt



Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero thotë se ëndërron që të bëjë atë që e kishte arritur Diego Maradona me Napolin, duke kontribuuar njëjtë për klubin e tij aktual. Maradona e kishte arritur kulmin e karrierës te klubi italian, kurse dhëndri i tij shpreson që ta bëjë të njëjtën gjë, por në Etihad stadium.

“Po, përfundimisht ëndërr e imja është që të bëj atë që kishte bërë Maradona me Napolin. Dëshiroj të veproj njëjtë me Manchester Cityn, por unë nuk dua të flas për aspektin individual, e rëndësishme është që City të ketë suksese”, theksoi Aguero në konferencë për shtyp.

City u përball mbrëmë pikërisht ndaj ish ekipit të Maradonës, Napoli.

“Për tifozët e Napolit, Maradona është mbret i futbollit. Në të kaluarën, ai më ka treguar gjithçka rreth Napolit dhe unë po ashtu e kam parë në televizor se çka ka bërë ai për Napolin, se sa i rëndësishëm ishte për fansat. Është e qartë se për këtë jam krenar, sepse edhe unë jam argjentinas. Njëjtë dua të veproj edhe unë me Cityn”, përfundoi ish sulmuesi i Atletico Madridit.

Publikuar: 23.11.2011 | 10:44
Lexuar: 1096 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime