E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Investitorët do të vijnë në këtë vend përderisa vlera e letrave me vlerë do të jetë jashtëzakonisht e ulët, nënvizon shefi i komisionit special evropian për Greqinë.
Kriza në Greqi ende nuk e ka arritur kulmin e saj, konsideron Horst Rajhenbah








Kriza në Greqi ende nuk e ka arritur pikën e saj më të lartë dhe ende do të përforcohet, theksoi shefi i Komisionit special të BE-së për Greqinë Horst Rajhenbah.

Vlerësimi i parë i Komisionit të BE-së për perspektivat e zhvillimit ekonomik të Greqisë nuk parashikon rritje edhe gjatë vitit 2012, deklaroi Rajhenbah në një intervistë për gazetën "Uellt".

Sipas tij, situata në Greqi sipas shumë faktorëve vlerësohet si e "pashpresë".

Investitorët do të vijnë në këtë vend përderisa vlera e letrave me vlerë do të jetë jashtëzakonisht e ulët, nënvizon shefi i komisionit special evropian për Greqinë.

"Ata megjithatë do ta bëjnë atë vetëm nëse janë të sigurtë se nuk do të ketë zvogëlim të kursit", sqaroi ai.

Sipas tij, deri më tani përpjekjet e ndërmarra që t'i ndihmohet Greqisë ishin mjaft të pavendosura.

"Nga pikëpamja e sotme është e qartë se ndihma nuk ishte aq e madhe dhe nuk është dhënë aq shpejtë sa ishte e domosdoshme", theksoi Horst Rajhenbah.

Publikuar: 24.11.2011 | 16:32
Lexuar: 954 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime