E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bashkësia ndërkombëtare duhet me çdo kusht të ruajë integritetin territorial të Kosovës, ngase ajo është çelës për stabilitetin e rajonit, deklaroi kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Koksal Toptan, gjatë fjalimit të tij para deputetëve të Kosovës.
Toptan: Kosova çelës i stabilitetit në Ballkan













Bashkësia ndërkombëtare duhet me çdo kusht të ruajë integritetin territorial të Kosovës, ngase ajo është çelës për stabilitetin e rajonit, deklaroi kryetari i Kuvendit të Madh të Turqisë, Koksal Toptan, gjatë fjalimit të tij para deputetëve të Kosovës.

Toptani, në ditën e dytë të vizitës së tij treditëshe në Kosovë, para deputetëve premtoi se Ankaraja do ta vazhdojë betejën diplomatike për njohjen e Kosovës në botë.

“Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila u prit me një interesim të madh, duam të dini se ne si Turqi, jemi duke bërë përpjekje aktive për njohje nga më shumë shtete, gjatë kontakteve tona bilaterale dhe në platforma të ndryshme ndërkombëtare”, deklaroi Toptan.

Kryeparlamentari turk shtoi se pavarësisht nga ajo çfarë opinioni do të nxjerr Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, kjo nuk do të jetë shumë e rëndësishme, pasi që Kosovën e kanë njohur tashmë 60 shtete, dhe se procesi është i pakthyeshëm.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, Toptani deklaroi se afaristët turq do të vazhdojnë të investojnë në Kosovë, ndërsa vetë Turqia do të realizojë premtimet që i ka dhënë në Konferencën e Donatorëve për të ndihmuar Kosovën me 30 milionë euro.

Lidhur me praninë ushtarake të Turqisë në Kosovë, në kuadër të misioneve ndërkombëtare - NATO dhe Euleks, kryetari i Kuvendit të Madh turk deklaroi se Turqia do të jetë e pranishme në Kosovë me strukturat ushtarake, policore, etj., për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Toptani tha se urë lidhëse janë fijet e pakëputura të dy popujve - qytetarët turq që jetojnë në Kosovë dhe ata shqiptarë në Turqi.
“Mehmet Tahir Efendiu, i ati i Mehmet Akif Ersojit, poetit tonë kombëtar, e autorit të himnit kombëtar, i cili është simboli i pavarësisë sonë, është nga Kosova dhe ky fakt është një faktor, i cili fuqizon lidhjet tona kulturore”, është shprehur kryeparlamentari turk.

Toptani ka shprehur kënaqësinë e tij që komuniteti turk i Kosovës po ndan fatin bashkërisht me gjithë popullin shumicë, madje tha se Ankaraja është shumë e kënaqur që pakica turke përfaqësohet në Kuvend me tre deputetë dhe në Qeverinë me një ministër.
Kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë mbërriti për vizitë triditëshe në Kosovë të dielën, ndërsa sot pasi ta vizitojë kontingjentin ushtarak turk të stacionuar në rajonin e Prizrenit, do të niset për vizitë në Mal të Zi.

Publikuar: 07.07.2009 | 16:56
Lexuar: 1009 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime