E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ne si ekip kemi një qëllim dhe natyrisht se do ta arrijmë, por edhe sot, ne arritëm të bëjmë raste të shumta dhe në një ndeshje tre ditë pas Ligës së Kampionëve nuk është kurrë lehtë”.
Guardiola: S`ka nevojë për panik






Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka tentuar të minimizojë zhgënjimin në shtabin Blaugran pas disfatës minimale të pësuar te Getafe.

“Ne si ekip kemi një qëllim dhe natyrisht se do ta arrijmë, por edhe sot, ne arritëm të bëjmë raste të shumta dhe në një ndeshje tre ditë pas Ligës së Kampionëve nuk është kurrë lehtë”.

“Nëse e hapni lojën është e thjeshtë, por nuk ndodhi me Getafen. Nuk duhet ta fajësoj ekipin për asgjë, ata janë mirë të hidratuar, ushqehen mirë dhe pushojnë mirë”, theksoi Guardiola.

I pyetur nëse e ka humbur titullin dhe nëse po mendon për El Clasicon e 10 dhjetorit, Guardiola u shpreh: “Ka edhe shumë për t`u luajtur në La Liga. Duhet të përgëzojmë kundërshtarin edhe pse nuk mendoj se ishin më të mirë, por ata fituan”.

“Në përgjithësi ne luajtëm shumë mirë. Ne e dimë se kjo humbje do të na kushtojë. Përkundër humbjes, ne do të ngritemi përsëri dhe do të shkojmë përpara”, përfundoi Guardiola.

Publikuar: 28.11.2011 | 11:41
Lexuar: 983 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime