E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qeveria nuk është e befasuar nga deklaratat e Komisionarit evropian për zgjerim Oli Ren se Maqedonia nuk duhet të pret raport pozitiv dhe fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE gjatë këtij viti. Këtë e kemi të qartë edhe vetë ne, ka deklaruar zv kryeministri për çështje të euro-integrimeve Ivica Bocesvki. Derisa qeveri shpreson në përmirësimin e imazhit të vendit dhe plotësimin e kritereve në vitin e ardhshëm, opozita ka drejtuar kritika të ashpra pushtetit ekzekutiv.
Raporti negativ i BE-së nuk e befason qeverinë
E kemi të qartë se nuk do të marrim datë për bisedime për anëtarësim në BE, thotë zëvendës kryeministri Ivica Bocevski, ndërsa opozita kritikon pushtetin.
Qeveria nuk është e befasuar nga deklaratat e Komisionarit evropian për zgjerim Oli Ren se Maqedonia nuk duhet të pret raport pozitiv dhe fillim të bisedimeve për anëtarësim në BE gjatë këtij viti. Këtë e kemi të qartë edhe vetë ne, ka deklaruar zv kryeministri për çështje të euro-integrimeve Ivica Bocesvki. Derisa qeveri shpreson në përmirësimin e imazhit të vendit dhe plotësimin e kritereve në vitin e ardhshëm, opozita ka drejtuar kritika të ashpra pushtetit ekzekutiv.

"Ata vërejtje të cilat i ka theksuar Unioni edhe ne i kemi vërejtur, ata vërejtje i paraqitëm në seancën e hapur të qeverisë, i paraqita unë, ashtu që në këtë drejtim nuk jemi të befasuar, ajo është pjesa në të cilën Republika e Maqedonisë gjatë vitit të ardhshëm do të duhet ët vazhdoj të punoj", thotë zëvendëskryeministri Ivica Bocevski.

Vllado Buçkovski, deputet I LSDM-së thotë se Bruksel nuk e vlerësojnë me të njëjtin arshin arritjet e qeverisë sikurse që presim. "Duhet të punohet dhe shumë, dhe mendoj se është mirë që tre javë më herët do të kuptojmë se për këtë vit kemi raport negative dhe për fat të keq edhe një vit të humbur", shton Buçkovski.

Imer Aliu, deputet I PDSH-së thotë se raporti i BE-së është rrjedhojë e punës 5 mujore të shumicës parlamentare. "Është fakt se këto 5 muaj Maqedonia në masë të madhe është larguar integrimet euroatlantike, siç e thash edhe në fillim është konstatim logjik", shtoi Aliu.

Partneri shqiptarë i VMRO DPMNE-së BDI thotë se faji për ngecjen drejtë BE nuk duhet ti hedhet vetëm përbërjes së re qeveritare.

"Vlerësimi përsëri negative nuk do të jetë dhe nuk duhet ët jetë ekskluzivisht meritë e qeverisë së re sepse koalicioni I ri qeveritar akoma është në fillim të mandatit të tij, akoma nuk ka plotësuar 100 ditshin e parë, që është një periudhë testi thënë kushtimisht, por do të jetë një vlerësim I politikës së përgjithshme e cila nuk ishte megjithatë në interes të procesit euro-integrues të Maqedonisë e cila u instalua në vitin 2006", tha Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së.
Komisionari evropian për zgjerim Oli Ren për agjencinë e lajmeve Frans Pres deklaroi se Maqedonia akoma nuk është e gatshme për të marr datën për fillimin e negociatave. Kjo është hera e parë kur një funksionar i lartë i BE-së tre javë para publikimit të raportit deklaron zyrtarisht se një vend nuk duhet të shpresoj në raport pozitiv.

Bedri Rexhallari Alsat-M

Publikuar: 21.10.2008 | 17:46
Lexuar: 1181 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime