E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më poshtë jepen disa këshilla të tjera se çfarë mund të bëni për të zbutur kollitjen e fëmijës suaj.
Ja si ta largoni kollitjen te fëmijët!

Për të mësuar arsyen e kollitjes së fëmijës suaj dhe para se të përdorni metodat natyrale, e mira është që ta kontrolloni te mjeku, në të njëjtën kohë thuhet se kurat natyrale nuk janë për ta shëruar krejtësisht kollitjen, por përdoren për të qetësuar fëmijën.

Më poshtë jepen disa këshilla të tjera se çfarë mund të bëni për të zbutur kollitjen e fëmijës suaj.

- Jepini fëmijës shumë lëngje: Për të ekuilibruar nivelin e ujit jepini çaj të ngrohtë, supë, ujë dhe lëngje frutash. Kjo gjë e ndihmon fëmijën tuaj që nëpërmjet lëngjeve të konsumuara të nxjerrë jashtë sa më lehtë sekrecionet. Në të njëjtën kohë ndihmon në mbrojtjen e trupit nga toksinat.

-Zbutjani fytin me një përzierje të mjaltit me qepë: Kjo përzierje ka efekt anti-inflamator duke lehtësuar bllokimin në mushkëri të fëmijës dhe ngadalësuar kollitjen e shpeshtë. Për të përgatitur këtë përzierje merrni një qepë të thatë, ndajeni në copa të vogla dhe përziejeni me një lugë mjaltë dhe një lugë kafe gjethe trumze.

Përzierjen vendoseni në tenxhere dhe ngroheni derisa të zbutet. Pjesën tjetër vendoseni në frigorifer dhe përdoreni kur të doni. Kjo kurë është për fëmijë të rritur.

- Njomeni ajrin për të pakësuar kollitjen: Bëni të mundur që fëmija juaj të thithë ajër të lagësht duke hapur dushin apo njomësin. Përveç kësaj, mbylleni derën e banjës dhe mbajeni në ajër të lagësht për disa minuta.

Publikuar: 30.11.2011 | 14:45
Lexuar: 13627 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
arlinda (31/01/2012 16:03:23) a ka efekt mjalta me qumesht me qepe
addjvads (11/02/2013 14:05:11) shum palidhje
lisi (13/04/2013 00:12:10) du me largu kollitjen se me kollitje kam edhe kelbaz
Armend (06/01/2016 01:37:19) E fut i te katerten e liminin dhe po aq qep ne nje enë te vogel dhe i zien per 10 min,i len te ftohen pastaj kur te ftofen tek femijet 4 deri ne 6 lug te qajit disa here ne dit e tek te rriturit sa tja duron lukthi,besoni kan efekt 90 % ndasht Zoti.
Sona (17/01/2016 02:57:19) Cmenda nga kolla çmund të bej qe ta largoj
Egzona (18/02/2016 06:17:06) Ku mund te blej ket gjethe trumZe din kush te me tregoj
gona (01/11/2016 23:04:45) A po me ttregon ndokush per koll tek femijet si mund tja largoj ne kushtet e shtepis

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime