E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mjekët familjarë për një periudhë të shkurtër do të fillojnë të aplikojnë edhe ndërrimin e tretë në punës, nga ora 20 deri në orën 1 pasmesnate, kurse më pas detyrat tjera mjekësore do ti kryejnë shërbimet e urgjencës. Kështu bëri të ditur ministri Bujar Osmani pas takimit që realizoi me drejtorët e shtëpive të shëndetit.
Mjekët familjarë edhe në ndërrimin e tretë











Mjekët familjarë për një periudhë të shkurtër do të fillojnë të aplikojnë edhe ndërrimin e tretë në punës, nga ora 20 deri në orën 1 pasmesnate, kurse më pas detyrat tjera mjekësore do ti kryejnë shërbimet e urgjencës. Kështu bëri të ditur ministri Bujar Osmani pas takimit që realizoi me drejtorët e shtëpive të shëndetit.

“Mendojë se në këtë mënyrë do të mundësohet një qasje cilësore deri tek shërbimet shëndetësore por edhe një qasje e vazhdueshme, ju e dini se kemi raste të shumta të nevojës për shërbime shëndetësore pas orës 20 por për shkak se mjekët amë nuk punojnë në atë kohë ata janë të detyruar të shkojnë në spital ku edhe pritja por edhe shërbimet janë më të shtrenjta”, deklaroi ministri Osmani.

Sipas Osmanit, prej nesër do të fillojë përpunimi i planit të projektit me çka drejtorët e shtëpive të shëndetit në kuadër të rajonit të tyre do të duhet të bëjnë orar të mjekëve familjarë për punë në ndërrimin e tretë për çdo natë. Ndërsa në qytetet me më pak se 20 mijë banorë dhe numrit të vogël të mjekëve familjarë, sipas ministrit Osmanit do të jenë kujdestarë në çdo të dytën ditë deri në zgjidhjen adekuate, ndërsa do të vendoset shërbimi urgjent me çka do të pasojnë edhe punësime të reja.

Melihate Rustemi

Publikuar: 09.07.2009 | 19:40
Lexuar: 1224 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime