E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Organizatorët e Botërorit në Afrikën e Jugut, do të bëjnë çmos për të zgjedhur problemin me punëtorët e ndërtimtarisë, të cilët janë në ditën e dytë në grevë.
Greva nuk rrezikon Botërorin 2010












Organizatorët e Botërorit në Afrikën e Jugut, do të bëjnë çmos për të zgjedhur problemin me punëtorët e ndërtimtarisë, të cilët janë në ditën e dytë në grevë.

Aktualisht janë ndërprerë punimet ndërtimore në objektet përcjellëse dhe sportive të Botërorit. Organizatorët besojnë se greva nuk do të rrezikojë Botërorin, vetëm në rast se ajo nuk zgjat me muaj. Zëdhënësi i Sindikatës të punëtorëve, Lezibe Seshoka vërtetoi se të premten do të zhvillohet takimi i punëtorëve me organizatorët e Botërorit dhe përfaqësuesit e Qeverisë, ndërsa presidenti i Komitetit Organizativ të Botërorit, Deni Xhordan theksoi se është i bindur se greva së shpejti do të ndërpritet.

Rreth 70 mijë punëtorë kërkojnë rritje të pagesave mujore për 13 përqind, ndërsa drejtuesit e kompanive janë dakord vetëm për 10 përqind. Greva e punëtorëve të ndërtimtarisë, ndërpreu punimet në stadiumet, aeroportet dhe në sistemin e ri të hekurudhave. Botërori në Afrikën e Jugut, do të zhvillohet prej 11 qershor, e deri më 11 korrik në vitin 2010.

Publikuar: 10.07.2009 | 00:40
Lexuar: 1161 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime