E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, ka vendosur rregullat që duhen ndjekur për të mundur Barcelonën në takimin e shumëpritur të ditës së shtunë, në orën 22.00.
Real Madrid, 10 urdhëresat e Mourinho-s




Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, ka vendosur rregullat që duhen ndjekur për të mundur Barcelonën në takimin e shumëpritur të ditës së shtunë, në orën 22.00.

Sipas gazetës ‘Marca’, në shënimet e tij “Special One” ka të nënvizuar 10 “urdhëresa” që duhen zbatuar jo vetëm nga lojtarët, por edhe nga publiku i Bernabeut.

Ja cilat janë ato:

1. Mos të pësohet asnjë gol, ose të paktën mos të pësohet goli i parë i takimit
2. Publiku duhet ta “shndërrojë” stadiumin “Santiago Bernabeu” në një ferr
3. Lojtarët nuk duhet të merren me arbitrin, por të kenë kujdes me kartonat
4. Të shfrytëzohet loja me topa të lartë, ku Real Madrid është i avantazhuar
5. Sytë të qëndrojnë “të ngjitur” tek topi
6. Të mbyllen të gjitha hapësirat
7. Intensitet, presion, vertikalizime dhe shumë ritëm
8. Sforcim maksimal dhe lëvizshmëri
9. Përqendrim dhe koordinim i lëvizjeve
10. Vetëbesim. Nuk duhet luajtur me ndjenjën e ankthit
MARCA

Publikuar: 06.12.2011 | 20:43
Lexuar: 1297 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime