E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo nuk është hera e parë që një takim i udhëheqësve evropianë cilësohet si mundësia e fundit për të shpëtuar monedhën Euro, e cila ndodhet në vështirësi. Por, ky takim i 27 udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel përballet me një trysni shumë të lartë për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën dy-vjeçare të eurozonës, si nga brenda BE-së ashtu edhe prej jashtë saj.
Kriza, liderët evropianë nën trysni për gjetjen e një zgjidhjeje







Udhëheqësit evropianë po zhvillojnë takime shumë të rëndësishme në Bruksel. Kjo përbën një tjetër përpjekje për të zgjidhur krizën e borxheve dhe atë financiare, që po kërcënojnë të ardhmen e monedhës Euro. Trysnia mbi udhëheqësit është shumë e lartë dhe këtë herë prej tyre pritet një marrëveshje përfundimtare, ndryshe nga ato që kritikët i quajnë gjysmë-masa.

Kjo nuk është hera e parë që një takim i udhëheqësve evropianë cilësohet si mundësia e fundit për të shpëtuar monedhën Euro, e cila ndodhet në vështirësi. Por, ky takim i 27 udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel përballet me një trysni shumë të lartë për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën dy-vjeçare të eurozonës, si nga brenda BE-së ashtu edhe prej jashtë saj.

Plani që do të konsiderohet është hartuar nga dy ekonomitë më të mëdha evropiane, Franca dhe Gjermania. Këto vende kërkojnë një rishikim të plotë të traktateve të Bashkimit Evropian, për të krijuar një eurozonë më të bashkuar dhe më të përgjegjshme nga ana fiskale. Dy drejtuesit e këtyre vendeve paraqitën detajet e planit të tyre në një letër të dërguar Presidentit të Bashkimit Evropian Herman van Rompuy.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen e tij gjermane Angela Merkel, Presidenti francez Nikola Sarkozi tha se kriza ka qenë një arsye shtesë për bashkim midis dy vendeve të tyre. Ai tha se të dy vendet parashikojnë të njëjtën të ardhme për Evropën.

Megjithatë, plani i tyre duhet të pranohet nga 25 vendet e tjera anëtare të BE-së ose të paktën nga 17 vendet që përdorin euron.

Kryeministri britanik David Cameron, vendi i të cilit nuk është anëtar i grupit të shteteve që përdorin euron, deri tani ka shprehur vetëm një mbështetje të kufizuar për planin. Ai tha në një rrjet televiziv britanik se prioriteti i tij do të jetë mbrojtja e interesave të Britanisë së Madhe.

“Vendet e eurozonës kanë nevojë të bashkohen, kanë nevojë të punojnë më tepër së bashku. Nëse ata zgjedhin ta bëjnë këtë duke përdorur traktatin evropian, atëherë Britania do të insistojë mbi disa kushte. Nëse pranohen kushtet tona, atëherë traktati mund të nënshkruhet. Nëse ato nuk pranohen, traktati nuk do të nënshkruhet.”

Edhe nëse vendet e tjera të Bashkimit Evropian e pranojnë planin franko-gjerman, do të duhen muaj dhe ndoshta vite për t’a zbatuar atë, sepse mund të ketë nevojë për ndryshimin e traktateve ekzistuese të BE-së.

Duke shtuar trysninë ndaj situatës, agjencia Standard & Poor`s ka paralajmëruar se do të ulë klasifikimin e kreditit të 15 vendeve të eurozonës, përfshi ekonomi të mëdha si Franca dhe Gjermania. Ka shqetësime se kriza mund të përhapet, duke ngadalësuar rritjen në Afrikë dhe Azi dhe duke kërcënuar rimëkëmbjen e brishtë të Shteteve të Bashkuara.

Publikuar: 09.12.2011 | 09:44
Lexuar: 1109 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime