E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kombëtarja Shqiptare e futbollit të hënën do të ketë edhe timonierin e saj i cili do të jetë italian. Burime bëjnë të ditura se është e sigurtë që pasuesi i Josip Kuzhe do të jetë një trajner italian. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka fundjavën që shkoi ka takuar disa trajnerë italian nëpërmjet agjentit të FIFA-s Sokol Haxhia dhe duket se zgjedhja e kreut të FSHF-së do të bjerë mbi njërin nga këta.
Të hënën Shqipëria zyrtarizon trajnerin italian






Kombëtarja Shqiptare e futbollit të hënën do të ketë edhe timonierin e saj i cili do të jetë italian. Burime bëjnë të ditura se është e sigurtë që pasuesi i Josip Kuzhe do të jetë një trajner italian. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka fundjavën që shkoi ka takuar disa trajnerë italian nëpërmjet agjentit të FIFA-s Sokol Haxhia dhe duket se zgjedhja e kreut të FSHF-së do të bjerë mbi njërin nga këta.

Këto ditë mediat italiane kanë zbuluar të gjitha tratativat dhe takimet dhe sajti i specializuar për merkato përtej Adriatikut Tuttomercatoweb.com për të hedhur më shumë dritë mbi pasuesin e Kuzhe ka intervistuar në mënyrë ekskluzive agjentin e FIFA-s Sokol Haxhia i cili ka qënë ndërmjetësi në gjithë këto tratativa. I pyetur nga gazetari italian se përse zgjedhja e FSHF-së ishte një trajnet italian, agjentit shqiptar i FIFA-s ka theksuar se kjo ndodhë pasi shkolla italiane e trajnerëve është absolutisht e para.

“Shqipëria në tetë vitet e fundit ka pasur vetëm trajner të huaj. Presidenti i Federatës Shqiptaere të Futbollit Armand Duka që ka ekskluzitivetin ka vendosur këtë herë ti besojë një trajenri italian me gjithë respektin që ka për trajnerët shqiptar.Të rejat kryesore do të mësohen të hënën kur do të zyrtarizohet edhe emri i trajenrit të ri të Shqipërisë” bën me dije Haxhia.

Haxhia ka pranuar se kandidatët që i ka prezantuar kreut të FSHF-së për trajner të kombëtares shqiptare janë Carbone De Biasi, Pillon e Camolese ndërsa ka shtuar se ai ka takuar edhe Berretën në Vienë.

Agjenti shqiptar i FIFA-s pyetet se cili mes kandidatëve është favorit dhe ai thekson : “Mund të them se nga të gjitha takimet e bëra kanë ngelur përshtypje të mira. Do të jetë një zgjedhje e vështirë për shembull në vigjilje të takimeve Beni Karbone ishte ai që kishte kredencialët më të pakta por ka lënë një përshtypje të madhe”.

Haxhia e ka krahasuar Karbonen me Antonio Konten dhe agjenti jep shpjegimin e tij se përse e cilëson kështu : “6 vite më parë unë kisha besim tek ai që më pas zgjodhi të shkonte tek Bari nëdrsa Karbone ka qënë i pafat tek Varese”.

“Presidentët dhe drejtorët sportive vendsoin të besojnë tek trajnerët e rinj dhe më pas i shkarkojnë shumë shpejt . Beni Karbone sipas meje do të bëjë një karrierë të madhe pasi ai ashtu si Konte beson tek të rinjtë dhe tek futbolli sulmues”përfundon intervistën e tij për mediat italiane agjenti i FIFA-s Sokol Haxhia.

Publikuar: 09.12.2011 | 14:33
Lexuar: 1179 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime