E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pesë ndeshje të zhvilluara sllatinasit kanë shënuar po aq fitore, të gjitha me rezultat identik 1:0. Portieri Leutrim Pajaziti shpallet më i miri pa asnjë gol të pranuar. Organizimi i nivelit më të lartë
Turnir: “KF Vëllazërimi - Durrësi 2009” , Sllatina fitues













Në turnirin tradicional i futbollit për grup-mosha të reja “KF Vëllazërimi Durrësi 2009”

Pionierët e KF Vëllazërimi-Sllatinë, fitues të turnirit

Në pesë ndeshje të zhvilluara sllatinasit kanë shënuar po aq fitore, të gjitha me rezultat identik 1:0. Portieri Leutrim Pajaziti shpallet më i miri pa asnjë gol të pranuar. Organizimi i nivelit më të lartë

Shaban Sinani

Shkolla e futbollit “Vëllazërimi”që vepron në kuadër të klubit të futbollit “Vëllazërimi” nga Sllatina që drejtohet nga profesorët e edukatës fizike Sejdi dhe Zemri Idrizi, nga data 1- 6 korrik kanë marrë pjesë në turnirin tradicional të verës “KF Vëllazërimi Durrësi 2009”.

Sllatinasit përndryshe kanë qenë ekip i vetëm nga rajoni i Pollogut mirëpo në bazë të cilësisë që kanë dëshmuar kanë dal fitues në kategorinë e fëmijëve të lindur në vitin 1994. “Ishim në grup me ekipe prestigjioze dhe më përvojë si Vllaznimi i Strugës, Liria e Prizrenit dhe Erzeni Shijak. Djelmoshat tanë me disiplinë të nivelit të lartë dhe cilësi në të gjitha aspektet e futbollit dolën fitues në grupin tonë që ishte një befasi e llojit të vetë” thanë drejtuesit e shkollës Sejdi Idrizi pas kthimit në Tetovë.

Si fitues i grupit “Vëllazërimi i Sllatinës ka fituar të drejtën të luaje në finale sipas sistemit Italian në stadiumin e qytetit “Niko Dovana” në ndeshjen e parë janë ballafaquar me ekipin nga Fushë Kruja të cilën e kanë fituar 1:0 dhe në ndeshjen vendimtare kundër Ferizajt gjithashtu kanë shënuar fitore 1:0. “Fati deshi që 5 ndeshje sa zhvilluam në këtë turnir tradicional të shënojmë po aq fitore të gjitha me rezultat identik 1:0 që është një kuriozitet i rrallë në lojën e futbollit” tha Zemri Idrizi.

Portieri Sllatinës Leutrim Pajaziti i cili ishte edhe pjesë e reprezentacionit tetovarë në turnirin mbarëkombëtar “Peja -2009” ku dolën fitues, është shpall portier më i mirë i turnirit për kategorinë e fëmijëve të lindur në vitin 1994.

Ekipi KF Vëllazërimi nga Sllatina është prezantuar me këto futbollist në turnirin “KF Vëllazërimi Durrësi 2009”: Leutrim Pajaziti, Fitim Hasani, Shener Shahsivari, Valbon Ahmeti, Ajhan Beadini, Kadir Rexhepi, Imran Memedi, Florim Abazi, Valdrim Arifi, Besar Mejdii, Lulzim Pajaziti, Ardit Selimi, Ardian Iljazi, Ardian Idrizi, Florim Ahmedi dhe Jeton Jonuzi.

Në turnirin tradicional “KF Vëllazërimi Durrësi 2009” ekipet pjesëmarrëse pos aktiviteve sportive kanë pasur edhe aktivitet të tjera kulturore, ndërsa ajo më e rëndësishmja ka qenë njohja e ndërsjellët me fëmijët nga të gjitha viset e Ballkanit kur dihet se në këtë turnir janë pjesëmarrës dhjetëra ekipe nga të gjitha vendet e rajonit

Lutrim Pajaziti

Publikuar: 11.07.2009 | 12:53
Lexuar: 6387 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
portjeri (22/12/2009 04:17:30) Lexojnja dhe kuptonja se kush jan te sllatines e sidomos gjenertaes 94 ......
Patriot Dragoj (22/02/2010 03:10:42) jam nje djale 17 vjec . e kam enderr futbollin . mund te behem edhe une pjese e kesaj skuadre ?
Idriz Gashi (30/03/2011 18:42:20) shume mir Shaban te lumte po do te na ndimosh ta publikojme pak turnirin tone

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime