E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas një seance maratonë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Tiranë, ka përfunduar mbrëmë shqyrtimi dhe numërimi i kutive problematike të qarkut të Fierit. Nga diferenca me rreth 700 vota, PS ka fituar të drejtën e mandatit të 9-të në këtë qark.
PS-ja fiton mandatin e 9-të në Fier











Pas një seance maratonë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Tiranë, ka përfunduar mbrëmë shqyrtimi dhe numërimi i kutive problematike të qarkut të Fierit. Nga diferenca me rreth 700 vota, PS ka fituar të drejtën e mandatit të 9-të në këtë qark.

Nga 10 kutitë që kishin mbetur pa rezultat, 8 prej tyre u numëruan dhe nën vëzhgimin e përfqësuesve të partive politike. Kurse për 2 kuti të tjera u pranua që të dhënat e tyre ti bashkangjiten rezultatit përfundimtar në rang qarku.

Diferenca prej rreth 700 votash në favor të PS i ka dhënë të drejtën asaj që të marrë deputetin e 9-të në këtë qark.

Pas mbylljes së procesit në këtë qark, rezultati i deritanishëm në rang kombëtar për 140 vendet në parlament është: koalicioni që udhëhiqet nga Partia Demokratike ka 70 mandate, koalicioni që udhëhiqet nga Partia Socialiste ka siguruar 66 mandate dhe koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim 4 mandate. /dw/

Publikuar: 13.07.2009 | 03:04
Lexuar: 970 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime