E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Azza al-Jarf, një kandidat për “Vëllazërinë Myslimane”, tha se: “Turistët nuk duhet të pinë alkool kur vijnë në Egjipt”, i ka thënë ai elektoratit. Deri tani, në zgjedhje “Vëllazëria” është renditur e para dhe partia islamike radikale “Al-Nour” është renditur e dyta.
Partitë islamike drejt fitores, rrezikohet “zhdukja” e Sharm el Sheikh



Grupet rivale myslimane janë në avantazh edhe në raundin që u mbajt dje në Suez dhe disa zona të tjera egjiptiane, me “Vëllazërinë Myslimane” që udhëheq mes tyre. Edhe liberalët po luftojnë për të gjetur hapësirë në tranzicion të udhëhequr nga ushtria, i cili nisi që pas rrëzimit të Hosni Mubarakut.

Këto janë zgjedhjet e para të lira në Egjipt në gjashtë dekada dhe po mbahen në tri faza që përfundojnë në janar. Me ardhjen e partive islamike në pushtet, të cilat ishin ilegale gjatë kohës që qeveriste Mubarak, është paralajmëruar zbatimi i ligjeve më të ashpra bazuar në ligjin Sharia të islamizmit, por pritet edhe kufizimi i “veseve” perëndimore që janë përhapur në këtë vend. “Vëllazëria Myslimane” është zotuar t’i kthejë resortet e Detit të Kuq në plazhe “pa mëkate”.

Azza al-Jarf, një kandidat për “Vëllazërinë Myslimane”, tha se: “Turistët nuk duhet të pinë alkool kur vijnë në Egjipt”, i ka thënë ai elektoratit. Deri tani, në zgjedhje “Vëllazëria” është renditur e para dhe partia islamike radikale “Al-Nour” është renditur e dyta.

Kjo parti kërkon më tej, që përveç alkoolit, turistët perëndimorë nuk duhet të përdorin kostume banje që zbulojnë pjesë të trupit. Ndërkohë ata janë të pavendosur nëse duhet të lejojnë që turistët e pamartuar të ndajnë të njëjtën dhomë hoteli. Nëse zbatohen këto kërkesa, turizmi i resorteve të njohura si ai i Sharm el Sheikh, rrezikon kolapsin

Publikuar: 15.12.2011 | 14:26
Lexuar: 1019 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime