E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lagard u bëri thirrje liderëve evropian se duhet të punojnë së bashku, që të krijojnë kushte për përfundim të krizës me zonën e euros, për shkak se në të kundërtën rrezikojnë që bota të futet në një "depresion të ri të madh", sikur para më shumë se tetëdhjetë viteve.
Kristina Legard: Moszgjedhja e krizës në eurozonë mund të shkaktojë











Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristina Legard paralajmëroi se anulimi me zgjidhjen e krizës në eurozonë, mund të shkaktojë krizë shumë më të madhe, të barabartë me atë të viteve të tridhjetë të shekullit 20.

Lagard u bëri thirrje liderëve evropian se duhet të punojnë së bashku, që të krijojnë kushte për përfundim të krizës me zonën e euros, për shkak se në të kundërtën rrezikojnë që bota të futet në një "depresion të ri të madh", sikur para më shumë se tetëdhjetë viteve.

Paralajmërimin e drejtoreshës të FMN-së, që e transmetojnë pothuajse të gjitha mediat britanike, vjen pas luftës së ndezur francezo-britanike me fjalë, pas refuzimit të kryeministrit Dejvid Kameron që ta nënshkruajë marrëveshjen e re evropiane për Union fiskal në eurozonën, si dhe pas akuzave britanike se marrëveshjen që e kanë menduar Franca dhe Gjermania, është para kolapsit, për shkak se gjashtë bankat e mëdha britanike fituan rejting të zvogëluar. Rejting të zvogëluar morën banka franceze "Pariba" dhe banka gjermane "Dojçe bank", por edhe mes gjashtë bankave të "degraduara" gjendet edhe banka briatnike "Barklis".

Ministri francez i Financave Fransoa Barion e kritikoi ekonominë britanike, duke vlerësuar se ajo gjendet në një "situatë shqetësuese".

Paraprakisht ministri britanik i Financave Xhorxh Ozborn me tallje deklaroi se duhet të formohet eurozonë e re, duke i kritikuar pastaj Parisin dhe Berlinin se dëshirojnë ta kontrollojnë deficitin e anëtarëve tjerë të cilët e shfrytëzojnë euron si valutë të vetën.

Opinioni britanik u gjend i ofenduar rëndë nga deklarata e guvernatorit të Bankës Qendrore Franceze për atë që para se eventualisht të zvogëlohet rejtingu kreditor i Francës, kjo duhet të bëhet me Britaninë e Madhe.

Publikuar: 16.12.2011 | 17:04
Lexuar: 1814 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime