E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo marrëveshje e realizuar do të mundësojë lëvizje të shpejtë dhe më të lehtë, sidomos për studentët nga Republika e Shqipërisë që studiojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në universitet tjera, si dhe anasjelltas, dhe sigurisht se duhet theksuar që kjo marrëveshje i shërben edhe intensifikimit të komunikimit në mes shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës.
Parlamenti Studentor i USHT-së, përshëndet marrëveshjen me Shqipërinë për lëvizjen e qytetarëve me letërnjoftime





Parlamenti studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime, për qytetarët e të dy vendeve.

Kjo marrëveshje e realizuar do të mundësojë lëvizje të shpejtë dhe më të lehtë, sidomos për studentët nga Republika e Shqipërisë që studiojnë në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në universitet tjera, si dhe anasjelltas, dhe sigurisht se duhet theksuar që kjo marrëveshje i shërben edhe intensifikimit të komunikimit në mes shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës.

Shpresojmë që në një të ardhme të afërt do të arrihet marrëveshje edhe me Republikën e Kosovës, nga i cili shtet po ashtu në Universitetin tonë studiojnë një numër i konsiderueshëm studentësh
Ne si Parlament studentor e mbështesim çdo lloj të marrëveshjeve që janë në funksion të avancimit të raporteve ndërshtetërore dhe ndëruniversitare

Publikuar: 21.12.2011 | 17:31
Lexuar: 1563 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime