E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbaj mend Dennis Bergkamp dhe ai shfrytëzohej si sulmues kryesor. Por përnjëherë ai filloi të luajë prapa sulmuesve dhe nëse ju keni aftësinë të shihni gjërat para lojtarëve të tjerë, ju mund t`ia dilni edhe pa këmbë”. “Nëse shikoni te Giggs, nuk është po ai Giggs që e merrte topin nga krahu ose nga Denis Irëin dhe që driblonte secilin dhe pastaj dërgonte një harkim të shkëlqyeshëm.
Henry: Nuk mund të vrapoj, por mund t`ia dal dhe pa këmbë








Gjatë një prononcimi për mediat, legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, është shprehur i kënaqur që do të mund të japë kontributin e tij gjatë huazimit të tij dymujor te Arsenali dhe mendon se do të shfrytëzohet në mënyrë të njejtë si 38-vjeçari Ryan Giggs te Manchester United. “Nuk jam 25-vjeçar tashmë, nuk do ta marr topin në mes të fushës dhe të kaloj pesë ose gjashtë lojtar.

Mbaj mend Dennis Bergkamp dhe ai shfrytëzohej si sulmues kryesor. Por përnjëherë ai filloi të luajë prapa sulmuesve dhe nëse ju keni aftësinë të shihni gjërat para lojtarëve të tjerë, ju mund t`ia dilni edhe pa këmbë”. “Nëse shikoni te Giggs, nuk është po ai Giggs që e merrte topin nga krahu ose nga Denis Irëin dhe që driblonte secilin dhe pastaj dërgonte një harkim të shkëlqyeshëm.

Por ajo çfarë ai ka është se mund ta shohë ndeshjen, ai është gjithmonë në dispozicion, duke vendosur veten aty ku mund ta pranojë topin vetëm, pastaj ju kurrë nuk e humbni prekjen”. “Këtë do ta bëj edhe unë, do të përpiqem t`ia ofroj këtë skuadrës nëse do të më duhet të luaj ndonjëherë”, ka thënë Henry.

Publikuar: 07.01.2012 | 23:27
Lexuar: 990 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime