E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Mbështetja e tifozëve të premten në Leçe më ka surprizuar shumë. Dëshiroj t'i falenderoj të gjithë, ka qenë një sinjal i rëndësishëm për ne. Shpresoj që të jenë krenarë për mua, për atë që kam bërë si trajner në këto vite. Një ditë do të kthehem të jetoj me familjen time në Leçe, kur të kem përfunduar historinë time me futbollin".
Juve hyn fuqishëm në merkato






Juventusi është rikthyer nga Arabia Saudite dhe është duke përgatitur në Galantina ndeshjen e të dielës në Leçe për të rifilluar në mënyrën më të mirë sfidën me Milanin në krye të klasifikimit. Trajneri Antonio Konte ndjen aromën e shtëpisë dhe ka lëshuar mesazhe për salentinët: "Mbështetja e tifozëve të premten në Leçe më ka surprizuar shumë. Dëshiroj t'i falenderoj të gjithë, ka qenë një sinjal i rëndësishëm për ne. Shpresoj që të jenë krenarë për mua, për atë që kam bërë si trajner në këto vite. Një ditë do të kthehem të jetoj me familjen time në Leçe, kur të kem përfunduar historinë time me futbollin". Por mbi të gjitha mendja është e gjitha e fokusuar te kampionati, me një sy tek merkatoja, që i ka dhuruar tashmë një përforcim bardhezinjve, me Marko Borrielon që nuk është në gjendjen e tij më të mirë dhe kështu që do të mungojë të dielën. Konte shprehet: "Rifillimi i kampionatit rezervon gjithmonë shumë të panjohura, por kemi punuar mirë për të arritur tek ndeshja kundër Leçes në mënyrën më të mirë. Duhet të luajmë ndeshjen tonë, edhe se nuk do të jetë aspak e lehtë. Verdhekuqtë janë një skuadër solide me individualitete shumë cilësore".

Nuk ka përfunduar- Antonio Konte kërkon të bëjë edhe një analizë për atë që ka ndodhur deri në këtë moment në Serinë A: "Deri më tani kemi zhvilluar një kampionat të madh, por duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, duke filluar nga nesër. Nga tani e në vazhdim, parashikoj më shumë vështirësi në krahasim me fillimin e kampionatit, sepse edhe kundërshtarët nuk kishin pritur një Juventus kaq të fortë. Objektivi jonë i parë ishte për të rikuperuar kredibilitet në sytë e tifozëve dhe duke parë pritjen që na është rezervuar në Dubai, ose të premten në Casarano, do të thoja që ja kemi arritur qëllimit. Tani duhet të mbajmë këtë kredibilitet dhe kjo duhet të jetë objektivi i radhës. Vijmë pas një serie të rëndësishme prej 16 ndeshjesh radhazi, por na është dashur të ndalemi dhe kështu që në këtë pikë lindin pikëpyetje. Por ndërkohë kemi punuar mirë në këmbë dhe në mendje dhe kam shumë besim. Leçe ka cilësi të mëdha në skuadër, me Muriel, Di Mikele, Oliveira, Xhiakomaci, Kuadrado… Por ne jemi Juventusi dhe nuk duhet të kemi frikë nga asnjë kundërshtar".

Sulmi me shumë opsione

Në lidhje me merkaton, Konte ka bërë analizën e tij, duke u nisur nga mikpritja që i ka rezervuar qendërsulmuesit Marko Borrielo: "Jam shumë i lumtur për mbërritjen e tij. Marko përfaqëson një alternativë të rëndësishme, por duhet të hyjë akoma në mentalitetin tonë, në skemat e kësaj skuadre. I takon atij të punojë shumë fort për të ndryshuar disa hierarki që janë krijuar dhe të arrij të fitoj rolin e titullarit. Dhe në lidhje me Matrin duhet të them se është duke kryer një kampionat të rëndësishëm, si një lojtar i madh: ka arritur në kuotën e gjashtë golave dhe shënon më pak se një sezon më parë? Unë nuk shikoj asnjëherë golat, por paraqitjet e lojtarit në funksion të skuadrës. Të arrish të jesh në shifrën dyshe në një skuadër të madhe është e rëndësishme dhe jam shumë i sigurtë që Matri do ta arrijë edhe këtë vit, sepse punë shumë dhe punon mirë. Futbolli evoluon: ndryshojnë ritmet, intensiteti, pjesëmarrja në fazën sulmuese… Njëherë ishte qëndër sulmuesi me peshë që qëndronte vetëm në sulm, duke shpresuar që ta dërgonte topin në rrjetë. Sot, nuk mund t'i dhurosh një lojtar kundërshtarëve dhe sulmuesi i zoti në futbollin modern duhet të marrë pjesën në fazën sulmuese dhe në fazën mbrojtëse. Mesi kur humbet topin është i pari që kërkon ta rifitojë, dhe jemi duke folur për lojtarin numër një në botë. Nuk janë më qëndërsulmuesit e njëkohe… Sulmuesit qëndrojnë pesë dhe vlerësoj shumë edhe punën që është duke kryer Kualjarela. Progreset e skuadrës më kanë dhënë kënaqësi, por nuk kemi arritur akoma asnjë objektiv. Dimë vetëm që jemi në rrugën e duhur". Për Juventusin janë parashikuar rikthimi i Vuçiniç dhe rikthimi i Pirlos pas gjendjes gripale. Në pritje të Borrielos ka vetëm lajme të mira për bardhezinjtë.

Publikuar: 08.01.2012 | 13:33
Lexuar: 935 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime