E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç ka thënë Shefik Surdulli, nga Bordi Drejtues i Flakës, edhe edicioni i sivjetmë, i 21-ti me radhë është konceptuar në katër shtyllat e tij kryesore.







Janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e Manifestimit shumëkulturor "Flaka e Janarit 2012", ngjarje kulturore kjo që mëton të mbledhë ajkën e kulturës mbarëkombëtare dhe për këtë qëllim bordi drejtues i këtij manifestimi ka miratuar programin e kësaj ngjarjeje shumë kulturore, ndër më uniket në trojet shqiptare, që mbahet prej njëzet vjetësh e këndej në Gjilan, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të historisë sonë kombëtare.

Siç ka thënë Shefik Surdulli, nga Bordi Drejtues i Flakës, edhe edicioni i sivjetmë, i 21-ti me radhë është konceptuar në katër shtyllat e tij kryesore. Ai tha se si gjithherë manifestimi fillon më 11 janar, me ndezjen simbolike të flakadanit, homazhet te varrezat e dëshmorëve si dhe një pritje tradicionale për familjet e dëshmorëve, që e organizon kryetari i Komunës.

Në Festivalin e Dramës Kombëtare "Talia e Flakës", që përbën njërën nga shtyllat kryesore të manifestimit, do të paraqiten trupa teatrore nga Gjilani, Prishtina, Tirana, Shkupi, Peja, duke filluar nga data 19 janar edhe pesë drama do të jenë në konkurrencë zyrtare për çmimet që ofron ky festival.

Pjesë e "Flakës së Janarit 2012", do të jenë edhe Festivali i muzikës popullore "Fest Faka", sikurse edhe arti letrar "Pena e Flakës" e arti pamor "Peneli i Flakës", pastaj akademia tradicionale, koncerti i muzikës klasike si dhe aktivitete të tjera përcjellëse, derisa rezultatet e konkursit letrar shpërblyes, do të shpallen në Orën e madhe letrare, më 25 janar.

Poezitë duhet të dërgohen më së largu deri më 10 të këtij muaji në zarf, secila me nga pesë kopje, në teatrin e qytetit të Gjilanit. Mund të konkurrohet deri në pesë poezi. Surdulli ka thënë se manifestimi i sivjetmë pritet të tubojë në Gjilan mijëra artistë e artdashës nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët për tre javë rresht do ta shndërrojnë këtë qytet të Kosovës, në një kryeqendër të kulturës shqiptare.

Publikuar: 08.01.2012 | 19:36
Lexuar: 1406 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime