E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Panorama në suplmentin e saj kishte konfirmuar në njëfarë mënyre lidhjen e Florit me Elvana Gjatën, duke u dhënë fund spekulimeve për atë se pse këngëtarët qëndrojnë bashkë me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, Flori ka reaguar shpejtë me anë të një deklarate për Telegrafin duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.
Flori: Nuk jam në lidhje me Elvanën






Producenti dhe këngëtari shqiptar, Flori Mumajesi, ka hedhur poshtë spekulimet e mediave shqiptare se ai është në lidhje me këngëtaren super seksi, Elvana Gjata.

Panorama në suplmentin e saj kishte konfirmuar në njëfarë mënyre lidhjen e Florit me Elvana Gjatën, duke u dhënë fund spekulimeve për atë se pse këngëtarët qëndrojnë bashkë me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, Flori ka reaguar shpejtë me anë të një deklarate për Telegrafin duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Falënderoj mediumin në fjalë për shkrimin, por më pëlqen të mos luajnë me publikun, fansat dhe qytetarët. Keq që viti po nis kështu. Ato që ka ofruar ai medium janë fakte pa fakte, pasi po të dëshironim të fshehnim diçka, nuk do të këndonim së bashku”, e përmbyll deklaratën e tij Flori duke kërkuar falje për tekstin me gabime, teksa si arsye e mori pagjumsinë.

Publikuar: 08.01.2012 | 22:59
Lexuar: 1652 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime