E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Restorantet e Kodrës së Diellit, kanë pasur organizime të ndryshme, ndërsa turistët si zakonisht, mbi 90 për qind kanë qenë nga Kosova dhe Shqipëria.
Kodra e Diellit plot e përplot me mysafirë








Disa në vikend shtëpiza të tjerët nëpër restorante, me këngëtarë nga të gjithë trojet shqiptare, kështu kanë kaluar festat e fundvitit në Kodrën e Diellit.

Restorantet e Kodrës së Diellit, kanë pasur organizime të ndryshme, ndërsa turistët si zakonisht, mbi 90 për qind kanë qenë nga Kosova dhe Shqipëria.

“Festat e fundvitit kanë qenë një organizim i paparë në krahasim me vitet më herrët , kapaciteti ka qenë maksimalisht i mbushur. Mysafirët i kemi pas nga Shqipëria Kosova dhe të vendit normal dhe u pritën nga këngëtari jonë Jetmir Rexhepi që bëri një ambient të bukur dhe mysafirët mbetën jashtëzakonisht të kënaqur me festat e fundvitit”, deklaroi Arian Rexhepi, pronar hoteli.

Edhe hotelet e Kodrës së Diellit për dallim nga vitet tjera këtë vit kanë organizuar festat e fundvitit, ndërsa kapacitetet hotelierike deri më 15 Janar janë të stërmbushura.

“Si qendër turistike sivjet kemi qenë shumë mirë me vizitorët në festa kapacitetet hotelierike i kemi pasur të mbushura dhe vazhdon ritmi I mysafirëve edhe më tej me kapacitete të plota. Kohëve të fundit por edhe si zakonisht shumica e mysafirëve janë të Kosovës dhe të Shqipërisë po ka edhe të vendit”, tha Bekim Selami, drejtor i Kodrës së Diellit.

Festa tek neve vazhdon ende, shprehen drejtuesit e Kodrës së Diellit. Ndërkohë kjo mund të vërehet nga mysafirët e shumtë të ardhur nga disa shtete fqinje edhe pas festave të fundvitit,të cilët kanë vazhduar pushimet e tyre në këtë pike turistike.
Bashkim Sulejmani

Publikuar: 09.01.2012 | 13:29
Lexuar: 2001 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
xhesjan (10/01/2012 18:45:30) shume i bukure reportazhi pore nuke kieni vene gjerate e keqia te ketij vendi

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime