E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me atë me çfarë strategjie do të paraqitet Maqedonia për kapitalizim të përfitimeve nga aktvendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, e cila vlerësohet si suksesi më i madh diplomatik për shtetin në vitin 2011, ministri Popçoski decid se epilogu nga Haga është konstatim gjyqësor për sjelljen destruktive të fqinjit tonë në integrimet e NATO-s.
Poposki: Greqia shpenzon më shumë energji për bllokadën e Maqedonisë







Është mosmirënjohëse të prejudikohet, por mesazhet e para nga Athina flasin se Greqia nuk është e interesuar për dialogun me Maqedoninë, thotë në intervistën për MIA-n shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Popovski i pyetur për pritjet nga nisma e re të ndërmjetësuesit Methju Nimic për takim me palët në kontest në datën 16 dhe 17 të këtij muaji.

"Është mirë të respektojmë qëndrimin parimor t'i japim hapësirë që ta kryejë mandatin e tij. Gjithsesi është mosfalenderuese që ta prejudikojmë dhe krijojmë, pritje. Nga aspketi i rezultateve, motivimi dhe përkushtimi nga pala greke nuk janë faktori që inkurajon në mënyrë të veçantë. Mesazhet fillestare të Qeverisë aktuale në Athinë janë në mosprioritet dhe mosinteresim për dialogut të përshtatshëm me Maqedoninë. Më shumë energji është shpenzuar në vendosjen e barrikadave, obstruksioneve dhe evitimeve të bisedave thelbësore sesa në zgjidhje. Nga ana jonë, dëshirojmë që kjo të ndryshojë sa më shpejt", thotë Poposki.

Me atë me çfarë strategjie do të paraqitet Maqedonia për kapitalizim të përfitimeve nga aktvendimi i Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, e cila vlerësohet si suksesi më i madh diplomatik për shtetin në vitin 2011, ministri Popçoski decid se epilogu nga Haga është konstatim gjyqësor për sjelljen destruktive të fqinjit tonë në integrimet e NATO-s.

"Mendoj se nuk është vetëm suksesi ynë. Sukses i madh është njëherit edhe për të drejtën ndërkombëtare. Kemi konfirmim të qartë se pritjet e Maqedonisë për inkuadrim në NATO janë penguar ilegalisht. Kyçe është që kështu vlerëson trupi gjyqësor i KB-së. Ky fakt është përfitim i madh për integrimet euroatlantike në rajonin tonë", konsideron diplomati i parë.

Sipas tij, një kohë të gjatë Ballkani ka vuajtur nga paparashikueshmëria dhe papërgjegjësia në sjelljen e vendimeve dhe se në interes të mbarë rajonit është që të dilet nga koncepti i tillë. Në pikëpamje të strategjisë, thotë, ajo është evropiane, ndërsa qëllimet tona para dhe pas Hagës janë të pandryshueshme.

"Sot, megjithate shohim më shumë përfitime. Së pari nga aspekti i NATO-s, do të mundemi të riafirmohemi së bashku, vende anëtare dhe kandidatë, se qeverisja e të drejtës është vlerë të cilën e ndajmë. E dyta, na hapet mundësia që ta shmangim kurthin e "ballkanizimit politik" në procesin e zgjerimit të BE-së. E treta, për udhëheqjen greke hapet mundësi e mirë që të dilet nga roli tradicional i "autor i drameve debitore" duke u rritur në një promotor rajonal të konstruktivitetit, potencoj në vepër, e jo në fjalë. Në këtë mënyrë do të konfirmojmë se nga të dyja anët e kufirit shohim në Evropën si në shëtpi të përbashkët. Strategjia jonë këtu është thjesht evropiane. Në Evropë bashkohen persona në interes të paqes së përbashkët, stabilitetit dhe prioritetit ekonomik. Qëndrimi dhe kushtëzim mbi fqinjin si koncept nuk munden të përputhen më mirë rreth prizmës evropiane", konsideron Poposki.

Në lidhje me sjelljen e Greqisë pas aktvendimit në Hagë dhe refuzimit të përfaqësuesve të lartë grek për takime të inicuara nga ana e Maqedonisë, ai thotë nuk ka shpjegim të arsyeshëm, pasi që në vend të qasjes konstriktive shpenzojnë energji në sabotimin e procesit eurointegrues.

"Nuk do të mund të gjej ndonjë sqarim të arsyeshëm. Qeverisë greke i është treguar se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare që t'i pengojë aspiratat legjitime të Maqedonisë nga anëtarësimi në NATO. Konstatimi i këtillë del nga organi më i larët gjyqësor ndërkombëtar. Për Qeveri përgjegjëse apo person, kjo duhet të ndikoj në drejtim të konstruktivitetit dhe korrigjimit të gabimit. Interesi i gjithë rajonit është Maqedonia stabile, prosperuese dhe e integruar në strukturat euroatlantike të saj. Fqinjët tanë duhet të punojnë në këtë drejtim. Nuk është e dobishme të harxhojnë energji në kërkimin e justifikime, shmangien e dhe sabotimin e procesit integrues" përmend Poposki.

I pyetur sa janë reale angazhimet e Maqedonisë për ndarjen e eurointegrimit nga procesi për zgjidhjen e emrit, ai thotë se çdoherë dallimet bilaterale janë tejkaluar, ndërsa integrimi evropian është zhvilluar. Shembull janë, thotë, vitet e 70-ta kur për herë të parë është zgjeruar Bashkësia Evropiane e atëhershme, vala më e madhe e zgjerimit të Unionit në vitin 2004 dhe zgjerimi më freskët i cili do të realizohet në vitin 2013.

"Këtë praktikë për herë të parë Greqia tregoi vullnet ta prishë me shantazh ndaj fillimit të negociatave me Maqedoninë. Nuk është e dobishme të bëhen përjashtime, veçanërisht jo kur motivi i një vendi anëtar është joparimor dhe ende më shumë jolegal. Përndryshe edhe ne jemi për solidariteti . Një ditë ne do të jemi anëtare të BE-së. Ky solidaritet në frymë të themelueseve të Evropës moderne (Mone, Shuman...) patjetër duhet të jetë për një qëllim më të lartë të përbashkët. Ajo assesi nuk mund të jetë që të dëmtohet interesi i përbashkët. Me bllokimin e vazhdueshëm grek bëhet e dyta. Nuk kontribuohet për Ballkan stabili dhe prosperues në suaza evropiane" thotë ministri Poposki, i cili personalisht dëshiron të shoh lëvizje drejt qëllimeve të përbashkëta edhe nga fqinji jugor, që do të ishte sukses i madh edhe për interesat tona strategjike.

Publikuar: 13.01.2012 | 15:13
Lexuar: 911 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime