E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për momentin është vetëm një projekt, por ka tërhequr shumë përdorues të internetit dhe fotot e këtij shtrati të veçantë po qarkullojnë në rrjet.
Shpiket shtrati “Facebook”






Për shumë persona Facebook-u është mendimi i fundit para se të flenë dhe i pari sapo zgjohen. Por, dizenjuesi kroat Tomislav Zvonaric ka shkuar edhe më tej duke projektuar prototipin e një “shtrati Facebook” duke lejuar që përdoruesit të mos shkëputen edhe kur janë në gjumë.

Për momentin është vetëm një projekt, por ka tërhequr shumë përdorues të internetit dhe fotot e këtij shtrati të veçantë po qarkullojnë në rrjet.

Shtrati ka formën e një shkronje F të shtrirë dhe sigurisht me ngjyrë blu. Në pjesën e sipërme të F-së, që është edhe koka e shtratit, ka edhe një vend për kompjuterin për të gjithë ata që duan të ndërrojnë statusin edhe kur janë shtrirë për të fjetur.

Nuk dihet ende nëse Zvonaric ka marrë lejen apo ka ndërmend të kërkojë leje nga rrjeti shoqëror për të prodhuar “Facebook Bed”.

Publikuar: 23.01.2012 | 11:58
Lexuar: 1727 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime