E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Bruksel në axhendën e kryeministrit është edhe fjalimi para ambasadorëve të Këshillit Veriatlantik (NAC), kur do t'i prezantojë, mes tjerash, edhe pritjet e Republikës së Maqedonisë nga Samiti i NATO-s që duhet të mbahet në maj në Çikago.
Në selinë e NATO-s në Bruksel takim Gruevski-Rasmusen











Në selinë e NATO-s në Bruksel është zhvilluar takim i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Anders fog Rasmusen.

Sërish të shqyrtohen konkludimet nga NATO Samiti në vitin 2008 në Bukuresht, të cilat kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë, të merret parasysh Aktvendimi i Hagës, ku qartë vërehet shkelje e disa dispozitave të Marrëveshjes së përkohshme nga ana e Greqisë, respektim të Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 edhe nga fqiu jugor, kërkoi kryeministri Nikolla Gruevski nga Sekretari io përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

Në takimin e sotëm me Rasmusenin në Bruksel, Gruevski ka kërkuar që edhe Greqia, si anëtare e NATO-s, ta respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe në të ardhmen të mos e keqpërdor krizën ekonomike në shtet për shamngien e dialogut të mëtejshëm nën patronazhin e ndërmjetësuesit Metju Nimic, siç ka ndodhur javën e kaluar në Nju-Jork.

Në mbledhjen e Këshillit veriatlantik (NAC), kryeministri Nikolla Gruevski mori konfirmim se Maqedonia de fakto funksionon si pjesë e NATO-s, me kontribut serioz dhe angazhim në të gjitha misionet paqesore. Ambasadorët e kanë përshëndetur rolin e Maqedonisë si kontributor, rolin e saj në sigurimin e stabilitetit rajonal dhe reformat që i zbaton Qeveria në të gjitha sferat.
Në selinë e NATO-s në Bruksel takim Gruevski-Rasmusen
Në selinë e NATO-s në Bruksel takim Gruevski-Rasmusen

Publikuar: 25.01.2012 | 18:03
Lexuar: 1133 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime