E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fatih Terim ka mbetur i zhgënjyer me dështimin e transferimit të Xherdan Shaqirit. Trajneri i Galatasarayt e priste me padurim mesfushorin e Baselit, por në fund ky transfer dështoi për shkak të kërkesave të papërballueshme që bëri kampioni zviceran për yllin e vet.
Terim, i zhgënjyer për Shaqirin



Fatih Terim ka mbetur i zhgënjyer me dështimin e transferimit të Xherdan Shaqirit. Trajneri i Galatasarayt e priste me padurim mesfushorin e Baselit, por në fund ky transfer dështoi për shkak të kërkesave të papërballueshme që bëri kampioni zviceran për yllin e vet.

“Bisedimet zyrtare me Baselin demonstrojnë se ishim të angazhuar seriozisht që ta transferonim Shaqirin. Mirëpo, siç duket, nuk është arritur marrëveshja, kështu që transferimi nuk mund të realizohet. E dimë se presidenti ynë dhe bashkëpunëtorët e tij janë mundur ta bëjnë maksimumin, por nganjëherë nuk funksion siç e parasheh. Këto gjëra ndodhin. E rëndësishme është që të vazhdojmë me ritëm të njëjtë”, deklaroi Terim në konferencë për shtyp pas fitores 4:0 ndaj Ankaragucu.

Sipas medieve turke, Baseli ka kërkuar 16 milionë euro për 20 vjeçarin, të cilën shumë nuk ishte i gatshëm ta paguante gjiganti nga Stambolli.

“Shaqiri ishte njëri nga lojtarët që e donim, por nuk funksionoi. Sipas presidentit tonë, Baseli kërkonte një shumë të madhe parash, 15-16 milionë euro. Për këtë i kemi ndërprerë bisedimet. Mirëpo, transferimet në Galatasaray nuk ndalen kurrë. Mund të ndodhë çdo gjë në çdo moment”, përfundoi trajneri turk.

Publikuar: 27.01.2012 | 10:51
Lexuar: 1014 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime