E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dëshironi që të jenë të fortë dhe pak më të mëdhenj? Nëse është kështu, atëherë duhet t’u kushtoni vetëm dhjetë minuta në ditë, ndërsa me kalimin e kohës do të jeni gjithnjë e më pranë arritjes së qëllimit.
Super gjoks vetëm për 10 minuta në ditë




Dëshironi që të jenë të fortë dhe pak më të mëdhenj? Nëse është kështu, atëherë duhet t’u kushtoni vetëm dhjetë minuta në ditë, ndërsa me kalimin e kohës do të jeni gjithnjë e më pranë arritjes së qëllimit.

Larja me ujë të ftohtë

Shumica e femrave lahen me ujë të nxehtë, duke mos e ditur se uji i ftohtë mund t’i japë dukje më të bukur lëkurës. Nëse gjinjtë i lani me radhë, herë me ujë të nxehtë e herë me ujë të ftohtë, lëkura për shkak të qarkullimit më të madh, me kalimin e kohës do të bëhet dukshëm më e fortë, ndërsa gjinjtë do të qëndrojnë të ngritur.

Ushtroni rregullisht

Pëllëmbët përballë njëra tjetrës në nivel me gjinjtë, të puthitura dhe duke ushtruar presion sikur shtypni diçka. Këtë ushtrim bëjeni 50 herë në ditë, kështu që muskujt nën gjinj do të tendosen. Të shkëlqyera janë edhe të gjitha ushtrimet e tjera për shpinën, sepse pengojnë qëndrimin shtrembër dhe tërheqjen e kafazit të kraharorit (pasi gjinjtë duken më të lëshuara sesa janë në të vërtetë).

Bëni maskë

Përzieni një lugë miell të misrit me pak ujë, ndërsa më pas vendoseni këtë përzierje në gjinj dhe masazhojini me lëvizje rrethore. Ndërkohë që i masazhoni gjinjtë, shmangni pjesët rreth thithkave. Në fund gjinjtë lajini me ujë.

Publikuar: 27.01.2012 | 11:37
Lexuar: 6130 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime