E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë qëndrimit në Antali, ekipi do të zhvilloj disa ndeshje kontrolluese., ndërsa me datën 7 shkurt do të përballet me ekipin e Shkëndijës së Tetovës ekip e cila në Antali do të udhëton me 3 shkurt
NK Maribor  i  Agim  Ibraimit  të  shtunën  udhëton në Antali



NK Maribor të premten ka përfunduar me fazën e parë të përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit , ndërsa nga dita e shtunë në mbrëmje do të udhëtoj në Antali të Turqisë për përgatitjet e fazës së dytë .
Në fazën e parë të përgatitjeve NK Maribor ka zhvilluar edhe një ndeshje kontrolluese me NK Beltinci të cilën e ka fituara me rezultat të lartë 9-1. Siç dihet në ekipin e NK Maribor me sukses shumë të madh luan e dhe futbollisti tetovar Agim Ibraimi, I cili në ndeshjen e parë kontrolluese ka luajtur vetëm në 45 minuta e para . Agimi në këtë ndeshje nuk ka qenë autor i asnjë goli por ka qene asistent o golave në pjesën e parë për çka trajneri Darko Milaniq ka mbetur i kënaqur.
Ndryshe ekipi i NK Maribor në Antali do të qëndrojë 12 ditë dhe do të zhvillojnë disa ndeshe kontrolluese dhe ajo që është me interesante se më datën 7 shkurt , do të përballen edhe me kampionin e Maqedonisë ekipin Shkëndija të Tetovës, që është edhe ish klubi i futbollistit Agim Ibraimi. Është një rast i mirë që pas një kohe prej disa viteve ka rastin të jetë së bashku me ish lojtarët e tij, por kësaj radhe si ekip kundërshtar.
Në kampionatin slloven NK Maribor është lider në tabelën e klasifikimit me një diferencë të madhe prej 15 pikëve kundërejtë ekipeve kundërshtare./ Sh.SINANI

Publikuar: 27.01.2012 | 22:17
Lexuar: 1009 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime