E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Brenda në liqen, në thellësi deri në 70 m larg nga bregu shihen ishuj me rërë që normalisht në atë pozicion dhe në atë thellësi duhet të këtë të paktën 1,5 deri në 2 m thellësi uji.
Maqedonia “shteron” Liqenin e Ohrit







Autoritetet maqedonase “shteron” liqenin e Ohrit. Prej disa ditësh, niveli i ujit në këtë liqen është nën kuotën minimale.

Brenda në liqen, në thellësi deri në 70 m larg nga bregu shihen ishuj me rërë që normalisht në atë pozicion dhe në atë thellësi duhet të këtë të paktën 1,5 deri në 2 m thellësi uji.

Kjo duket si përgjatë bregut në pjesën shqiptare dhe atë maqedonase. Të moshuarit thonë se asnjëherë nuk e kanë parë liqenin në këtë nivel, kaq të shterur në pikun e dimrit, i cili nga bregu normal është larguar mbi 50 m. Një situatë e tillë është krijuar pasi uji shkarkohet nga 5 portat e Liqenit të Ohrit në lumin e Drinit të Zi. Sipas ekspertëve, prej çdo porte del 10 m3 ujë në sekondë, pra në çdo sekondë, liqeni i Ohrit zbraz 50 m3 ujë në sekondë.

Nga shkarkimet mbi normalen të ujit të këtij liqeni përfitojnë në këtë kohë krize pesë hidrocentralet e ngritura nga vendi fqinjë përgjatë lumit Drin i Zi dhe një sasi e vogël e ujit mbërrin në hidrocentralet e vendit tonë; Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës. Liqeni i Ohrit në vitin 1982 është shpallur “Liqen që mbrohet nga UNESKO” për vlerat e tij unikale. (balkanweb)

Publikuar: 29.01.2012 | 11:57
Lexuar: 6037 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime