E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Ministrit Besimi anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të thotë rajon i qëndrueshëm, treg për investime të mëdha dhe zhvillim ekonomik.
Aktivitetet intensive diplomatike, takimi me përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s, informimi për reformat që Maqedonia po realizon sistematikisht si dhe përcaktimi për t’u bërë anëtare e plotë-fuqishme e Aleancës Veri-Atlantike do të jenë prioritetet strategjike të ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Besimi gjatë periudhës para Samitit të NATO-s që do të mbahet në Maj të këtij viti në kuadër të turneut të quajtur "Agjenda Çikago 2012".

“Për këtë vit ashtu edhe siç paralajmërova pas një aktiviteti në rajon të takimeve zyrtare me të gjithë ministrat e rajonit vazhdojmë me takimet zyrtare në vendet që janë anëtare të NATO-së, mundësi për takime edhe në institucionet ndërkombëtare dhe kështu është edhe vizita e radhës që do ta realizojë në SHBA, takime në OKB, ku do të takojë ambasadorë të më shumë vendeve dhe përfaqësuesit apo udhëheqësit e misioneve paqeruajtëse në kuadër të OKB-ve ku do të artikulojmë qëndrimet tona për kontributin ndaj paqes globale dhe interesin për proceset euro-atlantike, integrim e Maqedonisë në NATO”, deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Mbrojtjes.

Sipas Ministrit Besimi anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të thotë rajon i qëndrueshëm, treg për investime të mëdha dhe zhvillim ekonomik.

“Mendojë që detyrë e jona është të japim maksimumin, të besojmë në proceset apo integrimet euro-atlantike si alternativë më e mirë e Maqedonisë dhe rajonit dhe të punojmë në këtë drejtim. Vendimi i cili do të dalë nga Çikago mund të jetë vetëm një impuls shtesë në rrugën të cilën ne e bëjmë për këtë mision, gjegjësisht integrimet euro-atlantike janë interes strategjik i vendit dhe mendojë se ajo që unë si ministër i mbrojtjes do të bëj dhe Qeveria e Maqedonisë është që të mbajë dinamikën e punëve drejt proceseve integruese”, u shpreh Fatmir Besimi, Ministër i Mbrojtjes.

Ministri Besimi, paralajmëroi se deri në Samitin e NATO-s në Çikago, nuk mund të pritet zgjidhje për emrin por ajo që duhet të bëhet është të shihet se cilat janë opsionet në Çikago, të vazhdojë dialogu me Greqinë për emrin dhe me të të gjendet zgjidhje si Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s. Valmir Kuçi, Alsat-M

Publikuar: 29.01.2012 | 15:51
Lexuar: 1052 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime