E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri shtoi se MASH-i është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha komunat për marrje të informacioneve mbi situatën në shkollat dhe theksoi se orët e humbura për shkak të motit të keq do të duhet të kompensohen në të ardhmen.
Për shkak të motit me dëborë në 28 komuna ndërpritet tërësisht mësimi












Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev sot informoi se për shkak të motit me dëbore në 28 komuna në mbarë Maqedoninë aktualisht ka ndërprerje të plotë të mësimit, respektivisht mësimi nuk zhvillohet në 124 shkolla, nga të cilat 15 shkolla të mesme dhe 109 fillore.

"Ministria e Arsimit bën thirrje deri te të gjitha komunat që të bëjnë vlerësim në shkollat fillore dhe të mesme në territorin e tyre dhe të marrin vendim nëse mësimi duhet të zhvillohet rregullisht, me orë të shkurtuara ose me ndërprerje të plotë të mësimit", tha Kralevi në konferencën e sotme për shtyp.

Ministri shtoi se MASH-i është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha komunat për marrje të informacioneve mbi situatën në shkollat dhe theksoi se orët e humbura për shkak të motit të keq do të duhet të kompensohen në të ardhmen.

"Përsëri rekomandojmë që vlerësimi për shkurtimin e orëve dhe pezullimi e mësimit të qëndrojë mbi këshillat komunalë, sepse ne nuk mund t'i urdhërojmë komunat çka të bëjnë. Në qoftë se vazhdon moti me dëbore, do të duhet të miratohet rekomandim i përgjithshëm nëse mësimi në mbarë vendin do të vazhdojë", tha Kralev.

Publikuar: 07.02.2012 | 14:58
Lexuar: 1347 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime