E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai tregon se gjatë qëndrimit në postin e kryetarit të parë të Bashkisë së Kryeqytetit, përveç veprimtarisë së dendur politike, Ismail Ndroqi ushtroi një veprimtari të madhe në shërbim të qytetit dhe të popullit të Tiranës.
Tirana, 92 vjet kryeqytet





92 vjet më parë, Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë. Ngushtësisht të lidhur me jetën dhe zhvillimin e kryeqytetit kanë qënë puna dhe përpjekja e patriotëve të shumtë shqiptar.

E mes tyre dallon dhe kryetari i bashkisë së parë të kryeqytetit Ismail Efendi Ndroqi. Në një intervistë për ATSH, mjeku i njohur Zamir Ndroqi, nip i kryetarit të parë të bashkisë së Tiranës si kryeqytet,Ismail Ndroqi, tregon punën dhe pasionin e gjyshit të tij për t`i dhënë frymë europiane kryeqytetit të ri.

Ai tregon se gjatë qëndrimit në postin e kryetarit të parë të Bashkisë së Kryeqytetit, përveç veprimtarisë së dendur politike, Ismail Ndroqi ushtroi një veprimtari të madhe në shërbim të qytetit dhe të popullit të Tiranës.

Në aspektin shoqëror ai ishte faktor bashkimi, harmonie, dhe i zbutjes të konflikteve sociale në qytet.

Tirana

Tirana (vendasit: Tirona) është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, rreth 35 km në lindje të Durrësit dhe rreth 40 km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë e rrethuar nga Mali i Dajtit në lindje, kodrat e Kërrabës dhe Saukut në jug, kodrat e Vaqarrit dhe Yzberishtit në perëndim dhe ato të Kamzës në veri.

Qyteti u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini, me origjinë nga fshati Mullet dhe u përmend për herë të parë emri i Tiranës përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm i Shqipërisë në 9 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjës dhe pjesëtarët e Këshillit Kombëtar hynë në qytet në 11 shkurt 1920.

Përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërsisë në vitin 1925 nga Asambleja Kushtutetuese.

Qyteti i Tiranës është qyteti më i madh i Shqipërisë dhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, industriale, mediale, akademike, sociale dhe kulturore e vendit.

Tirana ndodhet vetëm 17 km larg aeroportit "Nënë Tereza", i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri i njohur dhe me emrin Rinas. Ky aeroport është hyja më e rëndësishme lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës.[4] Tirana shtrihet në koordinatat 41.33° veri dhe 19.82° lindje.


Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit. Lartësia mesatare e fushës së Tiranës është 521 m, kurse dy malet më të larta rrëz të cilëve shtrihet janë Mali i Dajtit me 1612 m dhe Mali me Gropa me 1828 m.

Qyteti gjendet rreth 34 kilometra larg detit Adriatik në perëndim. Nga jugu dhe perëndimi rrethohet nga kodra relativisht të ulta, kurse nga ana veriperëndimore Tirana shtrihet mbi një zonë të rrafshët.
Në periferinë veriore kalon lumi i Tiranës. Disa kilometra më tutje nga ana jugore rrjedh lumi i Erzenit.

Sipërfaqja e qytetit të Tiranës është rreth 31 km², ndërsa sipërfaqja e gjithë rrethit është 1288 km² dhe përfshin katër qendra: Tiranën, Vorën, Krrabën dhe Kamzën si dhe 150 fshatra.

Qendrën e Tiranës e përshkon përroi i Lanës i cili në grykëderdhje bashkohet me lumin Ishëm.

Tirana ndodhet në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin.

Publikuar: 08.02.2012 | 18:18
Lexuar: 1976 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime