E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjermania, e cila vendosi që të heq dorë nga energjia bërthamore deri në vitin 2022, duhej për herë të parë të përvetësojë reaktorë të cilët janë të shkyçur nga rrjeti, por të ruajtura si rezervë në rast të situatës së jashtëzakonshme, publikoi gazeta "Handelsbat".
Acari deri në fund të muajit








Sipas meteorologëve vala e ftohtë në Evropë do të vazhdojë deri në fund të muajit shkurt, për shkak se vazhdojnë rekordet e veçanta në lidhje me të ftohtin i cili në ditët e fundit ishte arsye për mbi 480 viktima në Evropë.

Në Francë është regjistruar rekord në historinë e shpenzimit të energjisë elektrike. Në orën 19 dje sipas kohës lokale, shpenzimi ishte 101.700 megavatë, me çka është "rrëzuar rekordi" nga nata paraprake - 100.500 megavatë. Nevojat për gaz natyral gjithashtu ishin në nivel rekord - 3.395 gigavatë në orë.

Gjermania, e cila vendosi që të heq dorë nga energjia bërthamore deri në vitin 2022, duhej për herë të parë të përvetësojë reaktorë të cilët janë të shkyçur nga rrjeti, por të ruajtura si rezervë në rast të situatës së jashtëzakonshme, publikoi gazeta "Handelsbat".

Pesë prej tetë reaktorëve të Gjermanisë të shkyçura gjatë verës, janë në pjesën jugperëndimore të shtetit ku situata është veçanërisht e vështirë.

Në Francë është regjistruar shitje e madhe e palltove si dhe e shalleve dhe kapelave. Ministrja për të rinj në Francë, Nora Bera dërgoi përmes bllogut të saj këshilla për përballjen me të ftohtin të cilat tërhoqën tallje te një pjesë e qytetarëve. Ajo në fundjavë rekomandoi që foshnjat, të rriturit dhe të pastrehët të mos dalin nga shtëpitë për shkak të ftohtit. Rekomandimi deri te kategoria e fundit e njerëzve shkaktoi kritikë dhe tallje dhe ajo e korrigjoi rekomandimin.

Një burrë në moshë rreh 34 vjeçare tentoi që të vetëvritet me kërcim nga një urë në Elzas, por u përplas në një pjesë të madhe të akullit dhe mbijetoi. E shpëtuan zjarrfikësit nga lumi i ngrirë.

Në Itali viktimat e të ftohtit janë më së shumti në tërë Evropën Perëndimore - 40. Bëhet fjalë për viktima nga të ftohti, por edhe të fatkeqësive për shkak të kushteve të këqija, bëri të ditur "Koriere dela sera".

Dje është ndërprerë lëvizja e metrosë në Torino për shkak të vërshimeve. Akulli i mbuloi edhe një pjesë të kanaleve të Venecias.

Në Holandë, sërish, shpresojnë në mot edhe më të ftohtë që të mund të mbahet gara përmes kanaleve të akullta 200 km. në provincën Frislant. Në këtë ngjarje të quajtur Gara midis 11 qyteteve, priten rreth dy milionë pjesëmarrës, por edhe kushte - 15 centimetra shtresë të akullit.

Publikuar: 09.02.2012 | 13:01
Lexuar: 968 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime