E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbi 600 persona kanë vdekur nga i ftohti i egër që ka pushtuar kontinentin gjatë javëve të fundit. Fatura më e lartë e këtij të ftohti i ka ardhur përgjithësisht Europës Lindore, ku dimri është treguar i pamëshirshëm.
Si u ftoh kaq shumë Europa?

Përgjatë gjithë Atlantikut, pjesa më e madhe e Europës është duke përjetuar një dimër ekstrem me përmasa vdekjeprurëse dhe historike. Mbi 600 persona kanë vdekur nga i ftohti i egër që ka pushtuar kontinentin

Që në fillim të janarit të këtij viti, shumë gazeta të ndryshme botërore paralajmëruan se kishte filluar zyrtarisht i ftohti ekstrem dhe se ky dimër do të ishte më i egri i viteve të fundit. Pas një muaji e gjysmë ky parashikim doli mëse i vërtetë. Temperatura mesatare në Amerikën kontinentale në janar ka qenë rreth -14 gradë celsius, norma mesatare përgjatë shekullit 20 dhe reshjet e dëborës pothuajse nuk ekzistonin.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik raportonte se 157 nga 166 qytete amerikane kishin një sasi nën mesataren të reshjeve të bardha. Në pjesën më të madhe të Amerikës, dimri nuk kishte filluar me të vërtetë në fillim të muajit shkurt dhe ditët relativisht të ngrohta u bënë objekt spekulimi për të gjithë fanatikët e ngrohjes globale.

Ndërkohë, përgjatë gjithë Atlantikut, pjesa më e madhe e Europës është duke përjetuar një dimër ekstrem me përmasa vdekjeprurëse dhe historike. Mbi 600 persona kanë vdekur nga i ftohti i egër që ka pushtuar kontinentin gjatë javëve të fundit. Fatura më e lartë e këtij të ftohti i ka ardhur përgjithësisht Europës Lindore, ku dimri është treguar i pamëshirshëm.

Mbi 5 mijë rusë janë duke vuajtuar nga hipotermia ose morthi, ndërkohë që vendi ka mbi 20 ditë që përjeton një ulje drastike temperaturash prej 10 deri 20 gradësh nën normalen. Më datë 13 shkurt, Moska u zgjua me një temperaturë prej -20 gradë celsius, ndërkohë që mund të ketë edhe më keq, pasi në qytetin Toko të Rusisë janë regjistruar temperatura ekstreme prej -53 gradësh.

Në Europën Qendrore lumi Danub, i cili është komercialisht mjaft i rëndësishëm, ngriu për qindra milje, nga Austria deri tek gryka e tij në Detin e Zi, duke i detyruar zyrtarët që ta thyenin akullin me sharrë elektrike.

Gjërat duken aq shumë keq në Hungari saqë Banka Qendrore kompresoi miliarda letra të vjetra që të digjen për të siguruar nxehtësi. Nëse klima është duke u ngrohur si pasojë e ngrohjes globale dhe në të vërtetë është duke u ngrohur, fjala nuk është përhapur akoma në Europë.

Pyetja lind natyrshëm: si ka mundësi që dy pjesë të botës janë duke përjetuar dimra kaq radikalisht të ndryshëm nga njëri-tjetri? Fajin nuk e ka ngrohja globale, të paktën jo plotësisht.

Modeli i klimës që është duke çuar një erë aq të ftohtë në Europë, një erë që tani për tani nuk ka ndërmend të largohet, është e shkaktuar në fakt nga një event natyror klimaterik i njohur si Oshilacionet Arktike.

Publikuar: 16.02.2012 | 13:40
Lexuar: 2046 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime