E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përmes një rezolutë të miratuar të enjtjen, Parlamenti Evropian i ka kërkuar autoriteteve ruse që të vazhdojnë “hetimin gjithëpërfshirës dhe transparent të raporteve për mashtrime dhe frikësime”.
Parlamenti Evropian kritikon zgjedhjet ruse





Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësimin në lidhje me zgjedhjet e kontestueshme për Dumën Shtetërore të mbajtura dhjetorin e kaluar- por nuk ka kërkuar më anulimin e tyre.

Përmes një rezolutë të miratuar të enjtjen, Parlamenti Evropian i ka kërkuar autoriteteve ruse që të vazhdojnë “hetimin gjithëpërfshirës dhe transparent të raporteve për mashtrime dhe frikësime”.

Teksti, po ashtu dënon aksionet e policisë ndaj protestuesve paqësorë, që kundërshtonin parregullsitë në zgjedhje.

Rezoluta vë në pah se protestat “janë shprehje e dëshirës së popullit të Rusisë për zgjedhje të lira dhe korrekte”.

Ligjvënësit e BE-së po ashtu kanë shprehur shpresën se zgjedhjet presidenciale ruse më 4 mars do të “shmangin ndërhyrjet dhe parregullsitë” e raportuara në zgjedhjet për Dumën Shtetërore.

Publikuar: 16.02.2012 | 17:04
Lexuar: 887 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime