E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Për ne bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ndodhë nën qiellin e Evropës së bashkuar. Integrimi i plotë evropian i Shqipërisë dhe Kosovës është vetë bashkimi i dy shteteve tona në rrugën e re të Bashkimit Evropian”, ka thënë Rama për “Express” të Maqedonisë.
Bashkohemi nën qiellin e Evropës



Disa subjekte politike dhe jopolitike shqiptare angazhohen për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, nuk e mbështet këtë ide.

Në një intervistë dhënë portalit “Express” të Maqedonisë, kryesocialisti i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se shqiptarët do të bashkohen nën qiellin e Evropës së bashkuar.

“Për ne bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ndodhë nën qiellin e Evropës së bashkuar. Integrimi i plotë evropian i Shqipërisë dhe Kosovës është vetë bashkimi i dy shteteve tona në rrugën e re të Bashkimit Evropian”, ka thënë Rama për “Express” të Maqedonisë.

Ndërkaq, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të Maqedonisë apo të Malit të Zi thotë se duhet të “jetojnë të lirë e të respektuar në trojet e tyre”.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për një rajon ku pakicat janë ura lidhjeje mes shteteve e jo hendeqe vuajtjesh për njerëzit si edhe arsye ndasish në rajonin tonë”.

Publikuar: 19.02.2012 | 12:16
Lexuar: 900 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime