E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zanat zbritën nga Sharri dhe dolën nëpër rrugët e fshatrave Gllogjë, Përshevcë, Tearcë, Nearsht, Dobrosht, Sllatinë, Odri, u ngjitën në skenë. Ata dolën nga të gjitha vendbanimet e komunës, ku shumë njerëz, e këngëtarë u aktivizuan, pas ca viteve morrën instrumentet në dorë e dolën në skenën e fetsivalit.
Zanat zbritën nga Sharri për të shpalosur melosin popullor









Festivali i parë i këngëve dhe valleve burimore “ZANA E SHARRIT”



Sadije Aliti



Komuna e Tearcës për herë të parë e organizoi Festivalin e këngëve dhe valleve burimore “ZANA E SHARRIT”. Komuna e Tearcës shtroi dasmë për foklorin burimor të trevave tona, dasma e folklorit filloi nëpër rrugët e fshatit ku edhe defiluan shoqëritë, me daulle e zulra, ishte kjo hera e parë që në këto vendbanime të organizohet një defile.

Njerëzit dilnin nëpër dyer e dritare, ngritnin njërin cep të perdeve, për të parë ata që defilonin. Një mes të qendrës së fshatit Tearcë nga një numër i konsiderueshëm i bashkëatdhetarëve defileja u zbukura më shumë, ata bashkë me pjesëmarrësit vallëzuan në mes të rrugës për tu çmallur , ishte kjo pika më kulminante kur njerëzit dilnin nga kafenetë ku kishin dalur për një pasdite për tu bashkangjitur në defile e në vallëzim.

Zanat zbritën nga Sharri dhe dolën nëpër rrugët e fshatrave Gllogjë, Përshevcë, Tearcë, Nearsht, Dobrosht, Sllatinë, Odri, u ngjitën në skenë. Ata dolën nga të gjitha vendbanimet e komunës, ku shumë njerëz, e këngëtarë u aktivizuan, pas ca viteve morrën instrumentet në dorë e dolën në skenën e fetsivalit.

“Vallja e zanave” , shpalosi edhe sirtarin burimor të këtij festivali, vallja është përgatitur enkas për këtë festival në koreografi të Besar Ismailit
Festivali burimor “Zana e Sharrit”, për kulturën shqiptare ka një rëndësi shumë të madhe sepse zbulon thesarin e trevave shqipatre, në festival shpaloset origjinaliteti i traditës sonë burimore.

Zanat e Sharrit


“Festivali organizohet me të vetmin qëllim që shoqërive e vendbanimeve tona, t’ju kthejmë freskinë e gjallërinë kulturore që e kishin më parë. Në këto anë të bëhet ringjallja e jetës kulturore, shoqëritë dhe grupet muzikore që funskionojnë nëpër vendbanimet e komunës të riaktivizohen.

Njëherit qëllimi më specifik për këtë festival është që ato grupe muzikore nga diaspora që ushtrojnë aktivitetin e tyre atje tj’u mundësohet që të prezentojnë aktivitetin e tyre kulturor në vendlindje. Për të gjitha ato grupe muzikore, apo shoqëri, festivali Zana e Sharrit të jetë një çerdhe ku do të mund të shpalosen vlerat kulturore shqiptare.

Autori popull, nëpër dekada i ka ruajtur, me fanatizëm në gjirin e tij këngën, vallen doket ritet e zakonet, lojërat polullore dhe me dëshirë e vullnet po ua përcjell brezave pasardhës, andaj edhe ne duhet të luftojmë jo vetëm të mos humbasim këto vlera, por t’i kultivojmë e t’i mbajmë të gjalla e të freskëta, jo vetëm se janë pjesë e jetës sonë, por brezat e ardhshëm do të na dënojnë, e dënimi për kulturën është tepër i rëndë.

Festivali do të jetë tradicional dhe në të ardhmen do të punohet më tepër edhe për risi të tjera organizative dhe artistike”-theksoi Isen Asani, kryetari i Komunës së Tearcës, njëherit edhe drejtor i këtij festivali

Zanat e Sharrit


ZANAT JANË FIGURË E BESIMEVE POPULLORE SHQIPTARE, ZANAT PËRFYTYROHEN SI NJË VASHË ME NJË BUKURI TË RRALLË KJO FIGURË ENDE HASET SI SHPREHJE E GJALLË NË GOJËN E POPULLIT,SHPESH HERË KEMI DËGJUAR TË THUHET “E BUKUR SI ZANË MALI”, APO TRIM SI ZANA”.

GOJËDHËNAT E SHUMTA TREGOJNË SE ZANAT JETOJNË NËPËR MALET E SHARRIT, POR KËTO MALE KANË EDHE SHUMË TRIMA, ATA KANË ZBRITUR NË KËTË SKENË PËR TË SHPALOSUR PASURINË POPULLORE TË KËNGËVE E VALLEVE BURIMORE.

ANËTARËT E SHOQËRIVE DHANË MUND E DJERSË ARTISTIKE

Të parët në skenë u ngjitën anëtarët e SHKA “Ilirët” nga fshati Dobrosht, këngëtarja Sherife Sherifi i ka mbetur besnike këngës së saj por edhe fshatit të saj,pasoi Jahi Amiti me disa këngë në çifteli.

SHKA “Teuta” nga Tearca, pas disa përpjekjeve më në fund arriti që të tubojë anëtarët dhe të përgatitet për këtë fetsival. Ata u prezentuan me disa pikë: Valle instrumentale, luajnë në istrumente grupi, Kënga:”Moj e mira çufurake”, interpreton Isniqemal Laçi, Kënga: “Zakon burri”, këndon Isniqemal Laçi, Kënga: “Ka çel trëndafili te shkolla”, këndon grupi i vajzave Valle instrumentale lujatur nga grupi i vajzave.

Arti magjepsës popullor bashkë me malet për rreth, të gjithë në natën e festivalit, u humbën në ujëvarën e ylbertë popullore. Këngët e vallet burimore ishin kënduar e ishin luajtur vite më parë mbi këto male, ato këngë e valle luhen e këndohen edhe sot, do të vazhdojnë të këndohen edhe shumë vite më pas.

Zanat e Sharrit


Nerashti është i njohur për nga lojërat popullore, ata ruajën me një fanatizëm të madh doket e ritet popullore, SHKA “Rilindja” nga fshati Nerasht, u prezentua me këtë program: Këngë për Lidhjen e Prizrenit këndon Baki Bakiu, Kënga: “More bilbil, more zogu i malit”, këndon Muhamet Fetishi dhe Baki Bakiu, Kënga ”Me za trash thret zana e malit”, këndojnë Abdulla Memishi dhe Isen Kamberi, Kënga: “Ti moj lulja e malsisë” këndojnë Abdulla Memishi dhe Isen Kamberi, Lojëra popullore të lujtura nga grupi i burrave të njohura si “Oda nerashtane”

Dialogu me Zanat e Sharrit, vazhdoi edhe më tej nëpërmjet tingujve, melodive dhe ritmeve. Kënga dhe vallja janë shprehja më elegante e shpirtit, për shqiptarin kënga dhe vallja janë aroma dhe ngrohtësia e tokës së ëmbël dhe melodia e gjuhës amtare, jehonë e dhimbjeve dhe gëzimeve shekullore.

Tek ritmi dhe melodia shqiptari gjeti forcën, trimërinë, dritën e shpirtit, identitetin, shpresën atdheun shpirtëror.
SHKA “Jehona”, nga fshati Përshevcë, para publikut të shumtë doli me disa pika: Kënga: “Dal e ri n’fulutrim si zogu”, këndon Shkëlqim Salihu, Kënga: “Kur më shkon si zog në hava”, këndon Shklëqim Salihu,vallëzim nga grupi i vajzave, Valle: ”Vallja e dasmorëve” luan grupi, koreografia, Besar Ismaili, potpuri të këngëve kënduar nga Sadat Asani.

ZANAT JO VETËM QË U DILIN NË NDIHMË TRIAMVE E NEVOJTARËVE, KALIMTAR TË RASTIT ATA U DILNIN NË NDIHMË EDHE TË DASHURUARVE, SHUMË VARGJE JANË THURUR SI ISNPIRIM I FIGURSHËM MITOLOGJIK NGA ZANAT. POR NË KËTË FESTIVAL ZANAT E SHARRIT NUK DO TË MALLKOJNË, POR ATA DO TË UROJNË ME KËNGË, VALLE, E INSTRUMENET MUZIKORE

Me duartrokitje frenetike u pritën edhe anëtarët e SHKA “Vëllazërimi” nga fshati Sllatinë. Ata u prezentuan me këtë program: Valle instrumentale: ”Çobaneshat e Sharrit”, grupi folkorik, Këngë: ” Ku po shjkojnë k’to gjemt e ri”, këndon Asan Memishi, Këngë: “Kush po i bjen k’ti burëzinit”, këndon Syrja Etemi, Këngë:”Dola n’bafçe”, këndon Jusuf Dalifi

Skena më tej mbeti për solitët dhe SHKA Jehona e Malsis Sharit, të cilët e nderuan dhe e begatuan këtë festival me progrmin e tyre artistik. Arbra Mehemit, u prezentua me këngën kushtuar trimit legjendar të historisë më të re të shqiptarëve, Adem Jashari.

SHKA” Jehona e Malsis Sharrit” nga Tetova u prezentua me këtë program: Valle me motive të Kaçakëve, interpretojnë grupi i burrave, Valle humoristike, grupi i burrave, Këngë për dëshmorin Shaban Saiti, këndon Hajri Ismani, Kënga: “Mehmet Voca”, këndon grupi i burrave, Kënga: ” I hipa panpurit”, këndon grupi i burrave, Valle: “Gisht për gisht”, grupi i burrave, Valle: “Kolloxhai”, Valle: “Krah për krah”, Valle: “Fluturat”, luajnë grupi i vajzave.

ADHURUESIT E KËNGËS SHQIPE NDIHMUAN FESTIVALIN

Veshja, kënga, doket e zakonet janë substanca që traditën tonë e kanë ruajtur dhe kultivuar nëpër shekuj, prandaj mbetet obligimi i yni që t’i ndihmojmë me forcat tona në avansimin e tyre sepse ato në këtë formë do të vulosim identitetin tonë në këto treva.

Një faleminderim të veçantë për donatortë, sponsorët të cilët ndihmuan dhe dhanë kontribut që të vulosim një pjesë të identitetit tonë. Ata janë: Komuna e Teracës, Sh.f.”K.Pejçinoviq”, Tearcë, Sh.f.”Asdreni”, Gllogjë-Përshevcë, OJQ CDE, NP “Fadil Dulla”, Tearcë, NT “Nerasht Company”, Nerasht, N.N. “Meti Comerc”, Dobrosht, Art grafik studio Nerasht,

Sponsor medial: Tv Art, TV Koha, Redaksia e programit në gjuhën shqipe në Radio Televezionin e Maqedonisë dhe Gazeta & Agjencia e lajmeve Yll Press.

Kryetari i komunes se Tearces


Ne festival u prezentua një bagazh i pasur i të gjiha formave, zhanreve, tipeve e llojeve të krijimtarisë sonë të mirëfilltë të folklorit burimor. Këtu u prezentuan të gjitha ata elemnete të lashtësisë shiprëtore e materiale, riti, këngët, lojërat popullore, këto zona e kanë ruajtur traditën e mirëfillt në jetën e përdishme çfarë është në këto treva shqiptare, por të përmendim ata të cilët mundësuan që në festival të shijojmë këtë bukuri të kulturës sonë muzikore.

Organizatorë: Drejtoria e Festivalit dhe Komuna e Tearcës

Isen Asani, drejtor
Sami Elezi, zëvendës drejtor
Servet Qamili, sekretar
Asim Beqiri, arkëtar

Këshilli artistik:

Muhamet Fetishi, kryetar i Këshillit artistik
Syrja Etemi, zëvendës kryetar
Osman Qamili, anëtar
Rexhep Salihu, anëtar
Qufajete Asani, anëtare
Sadije Aliti, anëtare
Metin Muharremi, anëtar
Skenografia dhe dizajni: Jakup Ahmeti dhe Bashkim Idrizi
Skenari dhe regjia: Sadije Aliti
Prezentuese: Naime Azi


Festivali burimor “Zana e Sharrit”, për kulturën shqiptare ka një rëndësi shumë të madhe sepse zbulon thesarin e trevave shqipatre, ai përsëri nxjer nga diçka të re ku shpaloset origjinaliteti i traditës sonë burimore. Me krenarinë më të madhe mbi këtë tempull shpaloset me korektësi dhe në mënyrë krijuese, historia me lashëtsinë e saj, shekulli me bëmat e tij, kënga dhe vallja, dasma e gëzimi, vaji e tingulli i ngushëllimit, riti i dasmës dhe i motomotit, kostumet dhe veglat popullore.


Zanat e Sharrit

Publikuar: 28.07.2009 | 03:28
Lexuar: 5754 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Avni (08/11/2010 21:28:53) shum nice jeni kumuna e tarcesss ju dua shum dhe ju deshiroj dispoonim sa me te kendshem dhe amundet ni muzik oooo ki nerashti bandera bander cocat e k****a gjemt kjet fraera
baci (13/06/2012 15:41:49) shum bukur jeni nerashti
afan (26/03/2013 23:13:12) bravo ju qoft per gjithqka vazhdoni me kesi soj manifestimesh ju lumt t gjithve

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime