E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lidhur me datën e mundshme të negociatave, edhe pse optimist sikurse Oli Rehn, Bild tha se do të priten rezultatet e raportit të Komisionit Evropian, të 14 tetorit. Ndërsa ministri i jashtëm Milloshoski theksoi se bisedimet ishin të frytshme, dhe Maqedonia është duke përmbushur kriteret e fundit me sukses.
Bild: Çështja e emrit duhet të zgjidhet












Maqedonia ka bërë përparim, por çështja e emrit duhet të zgjidhet, për të lehtësuar jo vetëm bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, por edhe procesin e euro-integrimit. Në konferencën për shtyp, pas Këshillit të Stabilizim Asociimit të Maqedonisë me BE-në, kryetari në detyrë i këtij këshilli Karl Bild, theksoi se çështja është e rëndësishme dhe kërkon kompromis nga të dy palët.

Lidhur me datën e mundshme të negociatave, edhe pse optimist sikurse Oli Rehn, Bild tha se do të priten rezultatet e raportit të Komisionit Evropian, të 14 tetorit. Ndërsa ministri i jashtëm Milloshoski theksoi se bisedimet ishin të frytshme, dhe Maqedonia është duke përmbushur kriteret e fundit me sukses.

Por Milloshoski, anashkaloi pyetjen e gazetarëve lidhur me marrëdhëniet e qeverisë me EVN-në, ndërsa lidhur me lirinë e mediave, tha se ky kriter është përmbushur tashmë, dhe këtë e tregon edhe hapja e shumë mediave viteve të fundit, dhe gjuha kritike dhe e lirë që ato kanë ndaj çështjeve të rëndësishme të vendit.

“Unë nuk kam kundërshtuar deklaratat e Oli Rehnit, në 20 vitet e fundit, por mund të them, se si presidencë do të presim raportin e tetorit të Komisionet. Nuk do të caktojmë pesimizmin apo optimizmin, por do të sqëarojë detajet e rezultateve të vlerësuar nga komisioni. Kështu që është cështje e arritjes së kritereve, dhe unë nuk kam asgjë kundër deklaratave të Rehnin.

Është një cështje e rëndësishme, e komplikuar, do të kërkonte një sens të vërtetë kompromisi nga të dy anët. Arritja nga kjo është thelbësore për të dy palët, dhe tejkalimi i kësaj cështje, dhe të ecet përpara. Të dy vendet, duhet të kenë një interes objektiv të kapërcimit ët cështjes së emrit”, deklaroi Bild.


Dora Bakojani


Bakojani: S’ka negociata për në BE pa zgjidhjen e emrit

“Jam plotësisht dakord me konkluzionin se po bëjmë progress, dhe mbeten ende disa gjëra për t’u përmbushur në periudhën e ardhshm,e por motivimi është thelbësor për arritjen e tyre. Maqedonia, ndihet e përgatitur dhe e motivuar për të vazhduar më tej, mbi bashkëpunimin me BE, dhe mendoj se raporti i tetorit është prioriteti ynë, për përmbushjen e kritereve, që ne ti lejojmë KE, sikurse bëmë për liberalizimin e vizave, që të rekomandojë për Maqedoninë, hapjen e bisedimeve të asociim stabilizim.

Shkurtimisht, mendoj se ky këshill mes Maqedonisë dhe BE-së, ka edhe një provë më shumë, se ne po hyjnë cdo vit në një bashkëpunim gjithnjë e më të thellë, mes nesh, dhe mendoj se ka zhvillim thelbësore në procesin e integrimit europian, që Maqedonia po ndjek prej dekadash”, theksoi ministri i Jashtëm i Maqedonisë Antonio Miloshoski.

“Greqia nuk do të lejojë çeljen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Europian, derisa nuk zgjidhet kontesti mes dy vendeve rreth emrit”. Këtë sot e ka deklaruar ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojani, duke u përgjigjur në pyetjen se “çfarë do të ndërmerr Greqia nëse Maqedonia fillot datën për çeljen e negociatave pas publikimit të raportit të 14 tetorit”.
Bakojani këto komente i bëri para fillimit të mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Maqedonisë.

Publikuar: 27.07.2009 | 15:12
Lexuar: 1066 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime