E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ahmeti theksoi vlerësimin e lartë të tij për ndërmarrjen e z. Xhejms Berisha dhe tha se kishte kënaqësinë ta pres në takim një misionar shqiptar i cili ka ndërmarrë jo një mision humanitar, jo mission shpëtimi e as emergjence, por mission fisnik kombëtar dhe shumë të rëndësishëm për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ali Ahmeti: Piloti Xhemjs Berisha kryen një mision fisnik kombëtar
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka zhvilluar një takim sot në Tetovë me pilotin shqiptaro-amerikan Xhejms Berisha.

Piloti Berisha, i cili ka ndërmarrë një mision fisnik për të promovuar pavarësinë e Kosovës në vende të ndryshme të botës duke lobuar për njohjen e pavarësisë, falëminderoi Kryetarin Ahmeti për kohën e ndarë dhe mundësinë që nëpërmjet z. Ahmeti ti falëminderohet të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë për kontributin e dhënë në misionin Flying for Kosovo që përshkoi 95 vende të botës.

Ahmeti theksoi vlerësimin e lartë të tij për ndërmarrjen e z. Xhejms Berisha dhe tha se kishte kënaqësinë ta pres në takim një misionar shqiptar i cili ka ndërmarrë jo një mision humanitar, jo mission shpëtimi e as emergjence, por mission fisnik kombëtar dhe shumë të rëndësishëm për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ali Ahmeti: Piloti Xhemjs Berisha kryen një mision fisnik kombëtar

“Unë kam përkrahur me shpirt edhe me zemër misionin e z. Xhejms Berisha për të fluturuar skaj më skaj globit për njohjen e Kosovës si dhe e kam inkurajuar për kurajon duke e kujtuar edhe në vuajtet sepses ka mission pa rrezik, i cili këtë here u kanos edhe me rrezik deri në zhdukje. Por, misionarët përballën me rreziqe, por janë të ndershëm dhe arrijnë të mbijetojnë, bile në këtë rast edhe në hapësirat qiellore. “ Ahmeti tha.

Kryetari Ahmeti gjithashtu bisedoi me z. Xhejms Berisha pë mundësinë e formimit të një shkolle për pilotë si dhe të degëve tjera të ndërlidhura me këtë lëmi që ne i kemi në deficit.
Z. Berisha falëminderoi z. Ali Ahmeti duke shprehur mirënjohje për rolin e e Kryetarit Ahmeti në proçeset shqiptare në rajon dhe në veçanti në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Berisha theksoi që ka përshkruar 95 shtete me aeroplanin e vitit 1967, me një motor dhe ka kaluar 156 ditë në burg në Eritre duke falëminderuar të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë për kontributin e dhënë në lirimin e tij.

Bashkëbiseduesit vlerësuan të arriturat e shqiptarëve në rajon duke thenë që u dakorduar që akoma ka punë për të bërë dhe që secili duhet të jap maksimumin në avancimin e procesve kombëtare.

Publikuar: 24.02.2012 | 15:30
Lexuar: 1180 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime