E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Patjetër se do të marrim pjesë, pasi unë mbaj mend para luftës në Kosovë, gjegjësisht më vitin 1994 pikërisht këtu në këtë qendër i kemi mbajtur garat mbarëkombëtare , që shumë ka qenë për neve vështirë në atë kohë,e jo më tash në ketë liri dhe në realitet do të marrim pjesë me shumë kënaqësi për simbolin tonë
Në  vitin  2011  u  vulos  në  presidencën  e  FIS-it  që Federata  skitare e Kosovës  të jetë  anëtare  fuqiplotë  me të  gjitha  të  drejtat







Me kryetarin Federatës së Skitarisë së Kosovës Hajrush Dema

Shaban Sinani

Në edicionin e 39-të të garave ndërkombëtare "Kupa e Sharrit-2012" të skijimit përherë të parë si anëtare fuqi plote e Federatës ndërkombëtare të skijimit pjesëmarrëse është edhe reprezentacioni i Kosovës që u prezantua me katër skiator. Nga katër garuesit e Kosovës garën e përfunduan Dardan Pupovci në pozitën e 22-të dhe Agon Kapuqi në pozitën e 23.

Pjesëmarrjen reprezentacionit të Kosovës në këto gara ndërkombëtare shfrytëzuam rastin të bisedojmë me kryetarin e Federatës së Skijimit të Kosovës, Hajrush Dema.

“Po, FSK -së që nga viti 2005, ju kanë hapur dyert për gara ndërkombëtare të FIS-it, kështu pas kongresit të FIS-it më vitin 2006 u vulos që 30 skiatorë të R. Kosovës të munden të marrin pjesë në garat e regjistruara të FIS-it, ndërsa tani në vitin 2011 u vulos së presidencën e FIS-it që Federata skitare e Kosovës të jetë anëtare fuqiplotë me të gjitha të drejtat që d.m.th. mund të merr pjesë në të gjitha garat ndërkombëtare, Kupat Evropiane, Kupat botërore, përgatitjet për Olimpiadë e cila po na pret më vitin 2014 , por këtu në Republikën e Maqedonisë ne marrim pjesë për herrë të parë si reprezentacion në Kupën e Sharrit, gara të cilat janë në kuadër të FIS-it “

Reprezentacioni kosovar enkas për pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare “Kupa e Sharrit 2012” në Kodrën e Diellit ka pasur përgatitje intensive, këtë e pohoi edhe kryetari Dema “Po pikërisht për tri javë kur është dashur për ti bërë përgatitjet speciale për këtë garë , patëm disa të reshura të mëdha të borës në Kosovë , kështu që dy qendrat e skijimit që janë të njohura në Kosova Brezovica dhe Bjeshkët e Rugovës u bllokuan nga ortigjet të cilat ishin shumë të mëdhaja dhe ne mezi që kemi bërë pastrimin e rrugëve, por megjithatë jemi shumë të gëzuar që marrim pjesë bash këtu në pjesën e Sharrit tonë dhe gëzohemi që jemi këtu së bashku me shumë skiator tjerë që janë të shteteve të ndryshme , gjegjësisht që jemi me anëtarët e Maqedonisë që i kemi më afër dhe me ato të Shqipërisë”.

Flamujt  e vendeve  pjësmarrëse  në KUpa e Sharrit 2012


Për pjesëmarrjen e skiatorëve kosovar në garat mbarëkombëtarë të skijimit alpin “Kupa e Flamurit” kryetari Hajrush Dema tha se është obligim i tyre që të jenë pjesë e këtij manifestimi: ”Po si, patjetër se do të marrim pjesë, pasi unë mbaj mend para luftës në Kosovë, gjegjësisht më vitin 1994 pikërisht këtu në këtë qendër i kemi mbajtur garat mbarëkombëtare , që shumë ka qenë për neve vështirë në atë kohë,e jo më tash në ketë liri dhe në realitet do të marrim pjesë me shumë kënaqësi për simbolin tonë.

Se sa i jepet rëndësi skijimit në Kosovë, kryetari FSK-së Hajrush Dema thotë:"Po është i zhvilluar mund të thuhet, s e nja 10 vite pothuajse kemi qenë të përjashtuar nga terrenet tona të skijimit që kanë qenë në a të kohë në Brezovicë dhe në disa qendra, por megjithatë ne e kemi jetësuar skitarin dhe kemi mbajt gara të ndryshme gjatë atyre 10 vjetëve nëpër qendra të ndryshme d.m.th kur kemi mund që nuk na është penguar nga regjimi i asaj kohe dhe tash me siguri që do të kemi suksese”.

Për interesimin e të rinjve të Kosovës për tu marr me sportin e skitarisë, Hajrush Dema tha se ajo është e madhe por kjo varet edhe nga kushtet “Po vazhdon interesimi shumë sepse në Kosovë ne kemi dikur rreth 26 klube të skijimit, prej të cilave 15 apo 16 janë aktive që marrin pjesë në garat vendore tonat që kemi, por edhe nëpër shumë vende të botës aty ku kemi fuqi dhe mjete financiare".

Publikuar: 25.02.2012 | 21:43
Lexuar: 1575 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime