E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aksidenti ka ndodhur gjatë përplasjes së një automobili "BMW" me traga sllovene me një kamioni "MAN" me targa nga Leskovaci. Jetën e kanë humbur bashkëshortët B.S (42) dhe S.R (35) dhe djali i tyre trevjeçar G.R. Vajza e tyre dymbëdhjetëvjeçare me lëndime të rënda është transferuar në Qendrën urgjente në Beograd dhe është në rrezik për jetën.
Një familje tre anëtarëshe nga fshati Gradec humbi jetën në një aksident trafiku në Serbi







Një çift bashkëshortor dhe një fëmijë tre vjeçar, shtetas të Maqedonisë, humbën jetën në një aksident të rëndës trafiku që ndodhi dje në autostradën Beograd -Nish. Në aksident rëndë janë lënduar edhe tre persona mes të cilëve edhe vajza 12 vjeçare e çiftit që humbi jetën, njoftuan mediat serbe.

Aksidenti ka ndodhur gjatë përplasjes së një automobili "BMW" me traga sllovene me një kamioni "MAN" me targa nga Leskovaci. Jetën e kanë humbur bashkëshortët B.S (42) dhe S.R (35) dhe djali i tyre trevjeçar G.R. Vajza e tyre dymbëdhjetëvjeçare me lëndime të rënda është transferuar në Qendrën urgjente në Beograd dhe është në rrezik për jetën.

Drejtuesi dhe bashkëdrejtuesi i kamionit janë lënduar, por janë jashtë rrezikut për jetë.

"Pas aksidentit, në të cilin humbën jetën dy persona në vendin e ngjarjes, në Qendërn urgjente janë sjellë dy fëmijë, një djalë trevjeçar dhe një vajzë dymbëdhjetëvjeçare, si dhe dy burra në moshë, por për djalin është konstatuar vdekja. Vajza është e lënduar rëndë dhe gjendet në rrezik për jetën" njoftuan nga Qendra urgjente në Beograd.

Publikuar: 26.02.2012 | 18:35
Lexuar: 2255 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime