E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori Uolers theksoi se hetimi ende vijon dhe nuk di më shumë nga faktet e prezantuara në media dhe se ky është shembull i mirë ku koncepti i qeverisjes së drejtësisë duhet të zbatohet nëse policia e kryen punën e saj hulumtuese dhe nëse procedurat që zbatohen janë konform ligjit.
Uolers dhe Bexheti: Incidenti në Gostivar të zgjidhet sipas ligjit dhe procedurave juridike

Në lidhje me incidentin në Gostivar duhet të respektohet ligji dhe procedurat juridike, porositën ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti dhe ambasadori amerikan Pol Uolers, pas promovimit të sotëm të fushatës "Për të mirën e përgjithshme" të financuar nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni.

Bexheti shtoi se hetimi për incidentin është akoma në vijim dhe nuk ka infomacione tjera. "Ligji duhet të respektohet nga të gjithë. Nuk e di çka ka deklaruar zëdhënësi, por MPB-ja dhe gjyqësia do të vazhdojnë me punën e tyre", tha Bexheti i pyetur për atë nëse do të kërkojë përgjegjësi nga zëdhënësi i MPB-së, i cili ka dhënë deklaratë për rastin në Gostivar vetëm në bazë të informacioneve nga shkaktari i veprës.

Ambasadori Uolers theksoi se hetimi ende vijon dhe nuk di më shumë nga faktet e prezantuara në media dhe se ky është shembull i mirë ku koncepti i qeverisjes së drejtësisë duhet të zbatohet nëse policia e kryen punën e saj hulumtuese dhe nëse procedurat që zbatohen janë konform ligjit. Ndërkohë, porositi, duhet të jemi të qetë dhe priten rezultatet nga hetimi.

"Sundimi i së drejtës duhet të mbisundojë në këtë moment dhe të përcjellë procedurë të rregullt hulumtuese. Të gjithë duhet të presin që ajo të përfundojë. Ndërkohë, duhet të jemi të qetë dhe të lihet procedura juridike të zbatohet. Kështu zbatohet sundimi i drejtësisë, kështu funnksionon demokracia dhe kjo është mundësi e mirë që të shihen rregullat", porositi Uolers.

Ministri i Drejtësisë, Bexheti konsideron se nuk është anuluar zbatimi i ligjit për procedurë penale, por bëhen përgatitjet e fundit për aplikimin e tij. "Qeveria në komunikim dhe bashkëpunim me të gjithë partnerët dhe mbështetësit e reformave, të cilat janë shumë të rëndësishme për shtetin dhe procet tona eurointegruese e tregon gjendjen reale dhe fuqimisht është e vendosur për vazhdim me implementimin e ligjeve reformatore, siç është edhe ky ligj", thotë Bexheti".

Propozues i këtij ligji, theksoi ai, është Ministrua e Drejtësisë dhe në grupin punues janë kyçur përfaqësues nga sfera të ndryshme si nga gjyqësia, prokuroria dhe institucione tjera, të cilat kompetencë në pajtim me Ligjin për procedurë penale.

Publikuar: 29.02.2012 | 17:03
Lexuar: 963 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime