E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Euroambasadori Ervan Fuere mendon se është shumë herët të jepet vlerësim për gjasat që Maqedonia të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Fuere: Fillimi i negociatave varet nga puna juaj









Fuere: Është herët të jepet vlerësim për gjasat e Maqedonisë për fillim të negociatave

Euroambasadori Ervan Fuere mendon se është shumë herët të jepet vlerësim për gjasat që Maqedonia të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"E dëgjuat eurokomisarin Oli Ren, i cili tha se Komisioni Evropian ka disponim të japë rekomandim për fillim të negociatave, por për ta bërë atë, gjithsesi se i duhen argumente maksimale, në mënyrë që t'u tregojë shteteve anëtare se vendi ka kryer pjesë të rëndësishme të punëve. Shpresojmë se në periudhën e ardhshme do të ndërmerren hapa për t'u realizuar kjo", deklaroi euroambasadori Fuere, pas takimit të sotëm me anëtarët e Këshillit gjyqësor.

I lutur të komentojë deklaratën e ministres greke të Punëve të Jashtme, Dora Bakojani, e cila paralajmëroi veto të dytë për Maqedoninë, euroambasadori tha se vlerësimi i Komisionit Evropian, bazohet vetëm në përmbushjen e përcaktimeve, por se megjithatë, vendimin politik për atë e mban Këshilli i BE-së.

"Nëse Komisioni rekomandon negociata, shkon tek Këshilli i BE-së i cili është përgjegjës për përmirësimin e negociatave dhe në atë kontekst zgjidhja e problemit me emrin është kyç dhe për këtë arsye ne vazhdimisht i inkurajojmë të dyja palët që gjatë javëve në vijim të përpiqen të gjejnë zgjidhje kompromisi", tha Fuere.

I pyetur nëse paralajmërimi i PDSH-së për t'u larguar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mund të ndikojë në Raportin e KE-së për përparim të vendit, Fuere tha se shpesh herë kanë treguar se praktika për bojkot të Kuvendit duhet t'i lihet historisë.

"Bojkotimi i Parlamentit nuk ka vend në shoqërinë demokratike. Është me rëndësi që PDSH, si parti e etabluar politike të participojë në të gjitha aktivitetet e Kuvendit. Është shumë më mirë për ta që të ndikojnë në vendimet brenda parlamentit se sa jashtë. Do të bëjmë gjithçka për t'i inkurajuar të mos e bëjnë atë", tha euroambasadori Fuere.

Publikuar: 04.08.2009 | 05:05
Lexuar: 1014 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime