E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bomba ka qenë e vendosur në parkingun e Gjykatës Kasacione të Turqisë, rreth 20 metra nga ndërtesa qeveritare. Mjeti shpërthyes ka qenë i vendosur në shishe plastike të ngjitur në një tabelë elektrike.
Një i plagosur në shpërthimin e një bombe në afërsi të Qeverisë turke









Një burrë është plagosur lehtë sot në shpërthimin e një bombe me intensitet të vogël në afërsi të selisë së Qeverisë turke në Ankara.

Bomba ka qenë e vendosur në parkingun e Gjykatës Kasacione të Turqisë, rreth 20 metra nga ndërtesa qeveritare. Mjeti shpërthyes ka qenë i vendosur në shishe plastike të ngjitur në një tabelë elektrike.

Policia turke e bllokoi gjithë rajonin dhe filloi hetim për bomba eventule tjera të vendosura.

Shpërthimi ka ndodhur një orë para fillimit të seancës së caktuar të Qeverisë turke.

Javën e kaluar nga shpërthimi i një bombe të vendosur në afërsi të selisë së Partisë qeveritare të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) në Stamboll, janë plagosur 15 policë dhe një civil. Bomba është aktivizuar kur pranë saj ka kaluar një autobus, i cili ka transportuar policë.

Publikuar: 05.03.2012 | 17:41
Lexuar: 850 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime